Opozita vazhdon bojkotin: Kuvendi miraton pr/ligjet në rendin e ditës
Kuvendi miratoi sot pr/ligjet në rendin e ditës pa praninë e opozitës e cila bojkotoi sërish seancën plenare.
Kështu Kuvendi miratoi Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”
Po Kuvendi miratoi Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe programit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfW Frankfurt Am Main, për financimin e programit “Fondi i investimeve sociale IV”.
Kuvendi miratoi edhe Projektvendimin “Për një shtesë personeli në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”.
Sot u miratua edhe Projektvendimi “Për disa ndryshime të strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”.
Kuvendi miratoi edhe projektvendimin “Për shtesë të numrit të punonjësve dhe riklasifikim të pagave të administratës së Institucionit të Komisionerëve Publikë”.
Po ashtu Kuvendi miratoi Projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.
Kuvendi miratoi edhe Projektvendimin “Për miratimin e procedurës paraprake për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.