☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,206 ▼ -3.94% ETH $1,988 ▼ -4.04% XRP $1.3236 ▼ -3.08% SOL $82.5300 ▼ -4.9%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE: Haki Mustafa bëhet drejtori i ri, zëvendëson Adrian Çelën

Haki Mustafa është drejtori i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Mustafa, që është propozim nga Partia Demokratike, në kuadër të marrëveshjes PS-PD, zëvendëson në këtë detyre Adrian Çelën. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të OSHEE.

Haki Mustafa ka qenë kryetar i Njësisë 11 Laprakë.

Adrian Çela ishte drejtori i OSHEE për rreth dy vjet e gjysmë. Gjatë kësaj periudhe  OSHEE shënoi një performancë pozitive, ku niveli i humbjeve zbriti në 28% në fund të vitit 2016, nga 45% në 2013-n.

Edhe performanca e kompanisë u përmirësua, ku gjatë vitit 2015, OSHEE rezultoi një nga kompanitë më fitimprurëse në vend.  OSHEE ishte kompania me fitim më të lartë në Shqipëri në vitin 2015, me 18.2 miliardë lekë (para taksave), apo rreth 130 milionë euro, duke përfshirë dhe të ardhurat e jashtëzakonshme që erdhën pas aksionit për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë. Ky fitim i lartë vjen pas humbjeve prej 2 miliardë lekësh të vitit të kaluar. Rritja e të ardhurave operative dhe ulja e shpenzimeve kanë ndikuar në përmirësimin e rezultatit financiar të operatorit të energjisë, që deri në 2014-n ishte një ndër kompanitë më problematike në Shqipëri.

“Rezultatet e aksioneve të ndërmarra gjatë vitit 2015 i kaluan të gjitha pritshmëritë, ku që prej 3-mujorit të parë 2015, shoqëria arriti për herë të parë të ketë një rezultat financiar pozitiv, që prej krijimit të saj në vitin 2007. Brenda një kohe shumë të shkurtër, shoqëria ka mundur të arrijë rezultate të jashtëzakonshme, duke bërë të mundur kalimin nga një situatë humbjesh të njëpasnjëshme të regjistruara në vitet e mëparshme, të fillojë shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të akumuluara prej shumë vitesh”, ka pohuar Çela,  në një intervistë të mëparshme për Monitor.

Ecuria pozitive ka vijuar edhe në 2016-n, sipas të dhënave paraprake. Për 9 mujorin 2016, të ardhurat ishin rreth 38 miliardë lekë dhe fitimi 7.3 miliardë lekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.