Ekonomia

OSHEE i kthehet importeve, 4.7 mln euro energji për prillin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike njoftoi importin e 133,200 MWh energji me vlerë 4.7 milionë euro për të gjithë muajin prill me një çmim mesatar 35.4 euro për megavat. Ndërsa bursa e Hungarisë (HUPX), çmimet e të cilës janë referencë për importet OSHEE, për nivelin bazë janë njoftuar për muajin prill në nivelin deri ne 27 euro për MW/h.

Në vijim të kontratave të lidhura, shoqëritë NOA Energy Trade, AXPO doo Beograd, GEN-I Tirana sh.p.k, GSA shpk dhe EFT AG do të fillojnë lëvrimin e energjisë elektrike në OSHEE sh.a., sipas kushteve të përcaktuara në kontratë njoftoi OSHE.

Nga pesë kompanitë fituese çmimin më të lirë e ka ofruar kompania AXPO me 33.8 MW/h, e cila gjithashtu ka ofruar edhe sasinë më të ulët të energjisë.

Çmimet më të lartë e kanë ofruar NOA Energy dhe EFT Albania me nga 36.1 euro për MW/h

OSHE sqaroi se pa nisur procedurat e tenderimit u realizua një korrespondence me KESH mbi mundësitë e furnizimit me energji elektrike për plotësimin e humbjeve nga ana e KESH.

Për periudhën 01-10 Prill 2016, u konfirmua se KESH sh.a nuk mund të prodhoje dot edhe për mbulimin e humbjeve ne rrjetin e shpërndarjes.

Për periudhën 21-31 prill 2016, konfirmimi përfundimtar do te jepet deri ne date 19 Prill 2016.

Si shpjegohet diferenca me bursën dhe rikthimi te importet

Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE, për saktësim cmimi i HUPX (Bursës së Hungarisë që merret si referencë) ka qenë:
– Parashikimi në avancë për muajin Prill 27.42Eu/MWh,
– Çmimi në daten 29 Mars, kur është mbyllur procedura 28.7Eu/MWh.
Siç dihet dhe e kemi shpjeguar vazhdimisht, thonë burimet zyrtare të OSHEE, çmimet e blerjes së energjisë nuk varen vetëm nga çmimi i HUPX por edhe:
– Çmimi i kapaciteteve vjetore dhe mujore rreth 3.5Eu/MWh;
– Për muajin Prill 2016, 4 nga 5 fituesit jane kompani shqiptare pra që paguajnë detyrimet fiskale në Shqipëri, 15% tatim fitimi dhe tatim mbi dividentet ose konkretisht 1-1.5Eu/MWh;
– Gjithashtu kompanite kanë edhe shpenzimet e tyre operative ku vlera në kohë e parasë, si rrjedhojë e pagesës së kontratave të energjisë pas 90 ditë nga data e fundit e lëvrimit, përbën një zë të rëndësishëm;
– Fitimi i rreth 2Eu/MWh është një vlerë normale në një situatë ku kontratat për muajin Prill janë të pasigurta që do të lëvrohen përfundimisht. Aktualisht është konfirmuar pamundësi lëvrimi nga KESH për periudhën 01-20 Prill kurse nga parashikimet hidrike mund të kemi anullim të kontratave të importit për datat 21-30 Prill 2016 si rrjedhojë e rritjes së nivelit në hidrocentralin e Fierzës.
OSHEE sqaron se ndërkohë furnizimi i vazhdueshëm nga KESH sh.a për periudhën Shkurt-Mars 2016 ka bërë që kostot e blerjes së energjisë për këtë periudhë të përgjysmohen në krahasim me planifikimin.

Kompanitë importuese

1.Shoqeria GEN-I Tirana sh.p.k.:

Periudha: 01.04.2016 – 30.04.2016;
Profili i levrimit: 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqiperise), nga e Hena ne te Diele; Kapaciteti: 50 MW;
Sasia: 36,000 MWh;
Çmimi/njesi: 35.20 Euro/MWh;
Vlera totale: 1,267,200.00 Euro;
Pika levrimit: Linja Serbi, Mal i Zi, Greqi – Shqiperi,
Kapacitetet Siguruar nga GEN-I Tirana sh.p

  1. Shoqeria NOA Energy Trade :

Periudha: 01.04.2016 – 30.04.2016;
Profili i levrimit: 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqiperise), nga e Hena ne te Diele; Kapaciteti: 25 MË;
Sasia: 18,000 MWh;
Çmimi/njesi: 36.10 Euro/MWh;
Vlera totale: 649,800.00 Euro;
Pika levrimit: Prodhim i brendshëm Shqiperi, Kapacitetet Siguruar nga NOA Energy Trade

  1. Shoqeria GSA sh.p.k.

Periudha: 01.04.2016 – 30.04.2016; Profili i levrimit: 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqipërisë), nga e Hena ne te Diele;
Kapaciteti: 50 MË; Sasia: 36,000 MWh;
Çmimi/njesi: 35.80 Euro/MWh;
Vlera totale: 1,288,800.00 Euro;
Pika levrimit: Linja Serbi, Mal i Zi, Greqi – Shqipëri,
Kapacitetet Siguruar nga GSA sh.p.k.

  1. Shoqeria AXPO doo Beograd.:

Periudha: 01.04.2016 – 30.04.2016;
Profili i levrimit: 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqiperise), nga e Hena ne te Diele;
Kapaciteti: 10 MË; Sasia: 7,200 MWh;
Çmimi/njesi: 33.82 Euro/MWh; Vlera totale: 243,504.00 Euro;
Pika levrimit: Linja Mal i Zi , Serbi– Shqiperi,
Kapacitetet Siguruar nga AXPO doo Beograd

  1. Shoqeria EFT Albania shpk: Periudha: 01.04.2016 – 30.04.2016;

Profili i levrimit: 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqiperise), nga e Hena ne te Diele; Kapaciteti: 50 MË; Sasia: 36,000 MWh;
Çmimi/njesi: 36.10 Euro/MWh;
Vlera totale: 1,296,000.00 Euro; Pika levrimit: Linja Serbi, Mal i Zi, Greqi – Shqiperi,
Kapacitetet Siguruar nga EFT AL

 

cmimi i importit

sasi import

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button