Nëse një kompani me 100 vende të punës ka ardhur si rezultat i njërit prej atyre të cilët kanë promovuar koncept unë mendoj që arsyeton rolin e tyre, kështu deklaroi në “Magazina Ekonomike”, ministri i jashtëm i Republikes se Maqedonise se Veriut, Bujar Osmani derisa sqaroi rolin dhe rendësin e promotorëve ekonomik dhe diplomacise ekonomike. "Sa i takon projektit të promotorëve ekonomik unë kam lexuar shumë analiza para se të nisë me këtë ide. Një prej analizave tregon se në vitin 2010 ka një thyerje në cilësinë e këmbimit tregtar që bën Maqedonia me vendet nga jashtë. Do të thotë vlera e produkteve që janë subjekt i këmbimit tregtar rritet dukshëm. Dhe filluam të bëjmë ato analiza se si ndodhë kjo, ndodh për shkak të investimeve të huaja që vijnë në atë periudhë kryesisht në zonat ekonomike. Dhe tani si rezultat i atyre zonave ekonomike dhe atyre investimeve ne kemi këmbim tregtar me Gjermaninë diku 4 miliard euro në vit, 200 kompani gjermane punojnë në Maqedoninë e Veriut dhe kanë hapur 20 deri në 30 mijë vende të reja të punës. Ne kemi këmbim tregtar me Britaninë e Madhe më shumë se cilido vend në rajon, rreth 1.2 miliard euro në vit dhe krejt kjo është këmbim ku ne bëjmë eksport të produkteve, për shkak se kompanitë britanike, gjermane e të tjera janë krijuar këtu. Këto kompani nuk kanë ardhur nga qielli, këto kompani është dashur dikush ti punon, ti informon, ti tërheq, prezanton mundësitë, dikush këtu ti trajton tu jep mundësi për subvencione, ti mirëmban që do të thotë ka shumë punë për të thirrur për të bindur një investitor që të bëj investimin këtu dhe të hap vende të reja të punës”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm". Bujar Osmani flet edhe për rolin dhe rendësin e diplomacisë në promovimin ekonomik të vendit. Sipas tij në shumë vende të botës Ministritë e Jashtme quhen Ministri për punë të Jashtme dhe Tregti. Osmani madje tha se diplomacia ekonomike ka ekzistuar qëkur ekziston diplomacia. "Kohëve të fundit Ministritë e Jashtme riemërohen dhe quhen Ministri për Punë të Jashtme dhe tregti. Sot kam mysafir ministrin e jashtëm të Hungarisë, atje kjo ministri quhet Ministria për tregti dhe punë të jashtme. Që do të thotë se pjesa e këmbimit tregtar, pjesa e bashkëpunimit ekonomik, pjesa e diplomacisë ekonomike çdo dit e më tepër po merr vend e më shumë në rolin e diplomacisë. Për shkak se ekonomia është ajo e cila i lidh vendet. Ashtu që është detyre e jona si Ministri e Jashtme për të përforcuar kapacitetet ekonomikë nëpërmjet rrjetit të përfaqësive tona diplomatike që të prezantojmë mundësit për investime, mundësit për turizëm dhe natyrisht për të gjetur tregje të reja për eksport të produkteve tona”, tha deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.