Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare
Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë edhe njëherë se mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin e Kosovës si shtet i lirë dhe sovran.
“Me Kongresistin republikan Mike Lawler, një mik i Kosovës dhe një zë i rëndësishëm në Kongresin Amerikan, diskutuam mbi nevojën për t’i thelluar më tej marrëdhëniet tona në fusha të interesit të përbashkët. Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet i lirë dhe sovran”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja Osmani, më parë, ka takuar edhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Brian Mast.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.