☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.08 ▲2.04%
ARI 3,978 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,456 ▼ -3.33% ETH $2,234 ▼ -3.85% XRP $1.2471 ▼ -3.33% SOL $96.5300 ▼ -3.72%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.08 ▲2.04 % ARI 3,978 ▼1.34 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.08 ▲2.04 % ARI 3,978 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Pacolli: Mbi 50 mijë euro të arkëtuara nga gjobat e Inspektoratit të Mjedisit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se gjatë vitit 2026 Inspektorati i Mjedisit ka shqiptuar 28 gjoba në fusha të ndryshme, nga të cilat janë arkëtuar mbi 50 mijë euro.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka thënë se në Inspektoratin e Mjedisit, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), është nisur një “qasje e re”, të cilën e ka përshkruar si të vendosur dhe pa kompromis ndaj ndotësve.

“Në Inspektoratin e Mjedisit në kuadër të MMPH kemi nisur një qasje të re, të vendosur dhe pa kompromis ndaj ndotësve të mjedisit”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka bërë të ditur se të hyrat e arkëtuara nga gjobat kanë kaluar shumën prej 50 mijë eurosh.

“Gjatë vitit 2026, Inspektorati Mjedisor ka shqiptuar 28 gjoba në fusha të ndryshme, duke arkëtuar mbi 50 mijë euro nga këto gjoba”, ka theksuar ministrja.

Pacolli ka paralajmëruar se inspektimet në terren do të shtohen dhe se institucionet do të veprojnë me vendosmëri për mbrojtjen e mjedisit.

“Ky është vetëm fillimi. Do të rrisim intensitetin e inspektimeve në terren dhe do të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e pasurive tona natyrore!”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.