Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,770 ▼0.04%
NASDAQ 26,588 ▲0.54%
NAFTA 83.04 ▼0.28%
ARI 4,444 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,873 ▲ +0.12% ETH $1,896 ▲ +0.28% XRP $1.0138 ▼ -0.76% SOL $76.5400 ▲ +0.29%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 83.04 ▼0.28 % ARI 4,444 ▼0.53 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 83.04 ▼0.28 % ARI 4,444 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Sporti

“Final 4” drejt mbrëmjes vendimtare, të dielën përcaktohet skuadra kampione e sezonit 2025/26

Të dielën në mbrëmje, futbolli shqiptar do të përjetojë aktin final të sezonit 2025/26, aty ku do të vendoset edhe skuadra kampione e “Final 4”. Egnatia, AF Elbasani dhe Vllaznia mbeten në garë për titullin, ndërsa dy sfidat e fundit premtojnë spektakël, rivalitet dhe emocione deri në sekondat e fundit.

Në ora 19:00 do të luhen njëkohësisht dy ndeshjet vendimtare të javës finale. Në stadiumin “Air Albania”, Vllaznia do të përballet me AF Elbasanin në një duel direkt mes dy skuadrave pretendente për trofeun, ndërsa në “Elbasan Arena”, Egnatia do të sfidojë Dinamo City-n, me rrogozhinasit që mbajnë fatin në duart e tyre.

Egnatia kryeson garën dhe kërkon të mbyllë sezonin me një tjetër sukses historik, por AF Elbasani dhe Vllaznia vijojnë të besojnë deri në fund te mundësia për të ngritur trofeun kampion. Përballjet direkte të këtij sezoni kanë treguar se diferencat mes skuadrave janë minimale, çka e bën edhe më të paparashikueshme mbrëmjen finale.

Sytë e tifozëve do të jenë të përqendruar te dy stadiumet, ku çdo gol, çdo rast dhe çdo moment mund të ndryshojë fatin e titullit kampion. Pas një sezoni të luftuar dhe plot emocione, gjithçka do të vendoset në 90 minutat e fundit të “Final 4”.

Një mbrëmje për t’u mos u humbur, aty ku futbolli shqiptar do të kurorëzojë kampionen e sezonit 2025/26. Biletat për dy ndeshjet e fundit të “Final Four” mund të blihen online në platformën ebileta.al , si edhe fizikisht pranë stadiumeve “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”

Të dyja ndeshjet do të transmetohen në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.