Ekonomia

Padia e Bashkisë: Bllokoi kredinë për Bulevardin. Cani: S’miratojmë kredi që nuk plotësojnë kushtet

Ministri i Financave, Shkelqim Cani ka reaguar me nje sqarim teksa raportonte ne Komisionin e Ekonomise,duke thene se kerkesa e Bashkise se Tiranes per kredine ka qene e paplote dhe me mangesi. Sipas tij, MF nuk miraton asnje kredi ne kushte te tilla e qe nuk u dihet destinacioni.

cani1“Të përmbushin kerkesat dhe aktet nënligjore dhe pastaj të vazhdojnë kërkesat për kredi. Shqipëria ka mjaft borxh mbi supe, nuk po i hyj tani se per fajt te kujt. Them se cdo tentative ku ka paqartësi dhe dukshëm nuk ka eficense do të jenë gjithë të kundërshtuara nga Ministria e Financave, për aq sa është fuqia e Ministrisë së Financave”- tha Cani.

Reagimi erdhi pas padise qe Bashkia e Tiranes depozitoi ne adrese te Canit. Depozitimi i padise eshte bere mengjesin e sotem nga nenkryetari i bashkise se kryeqytetit, Enno Bozdo.

Padia e Bashkise se Tiranes

Bashkia e Tiranës ka depozituar në Prokurori, kallëzim penal ndaj ministrit të Financave Shkëlqim Cani, për shpërdorim detyre. Kallëzimi i Bashkisë së Tiranës është bërë për shkak të bllokimit të qëllimshëm dhe pa asnjë arsye të pagesave ndaj kompanive që po punojnë për ndërtimin e bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës. Kallëzimi është dorëzuar sot në prokurori nga nënkryetari Enno Bozdo.

“Në emër të Bashkisë Tiranë dhe në emër të interesave të qytetarëve të Tiranës, kam depozituar në Prokurorinë e rrethit Tiranë kallëzimin penal për shpërdorim flagrant të detyrës të Ministrisë së Financave dhe sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Financave. Të dy në bashkëveprim me njëri-tjetrin, në kundërshtim flagrant të ligjit por duke zbatuar një urdhër politik, kanë bllokuar që prej një viti pagesat ndaj dy kompanive të cilat operojnë dhe ndërtojnë dy vepra madhore të qytetit të Tiranës: bulevardin e Tiranës dhe lumin e Tiranës. Ndalimi me urdhër politik i këtyre pagesave, pavarësisht kërkesave të shumta, të njëpasnjëshme të Bashkisë Tiranë për zhbllokim ka sjellë dëme ekonomike, penalitete të parashikuara në kontratë për Bashkinë e Tiranës, ka dëmtuar rëndë interesin ekonomik të qytetarëve të Tiranës të cilët do të përfitonin nga ndërtimi i këtyre veprave dhe nga ana tjetër kanë lënë pa punë dy mijë punëtorë të cilët ishin të punësuar direkt në ndërtimin e këtyre dy veprave të mëdha, pra me një urdhër politik i cili i mbivendoset në mënyrë të turpshme ligjit, dy mijë familje shqiptare lihen pa bukë”- tha Bozdo per mediat pas dorezimit te padise.

Sipas tij, ky eshte nje shembull i “kamikazllëkut” politik, i një situate kur porosia politike e kryeministrit vlen më shumë se ligji, vlen më shumë se interesi i qytetarëve, vlen më shumë se gjithçka tjetër.

Ai ka thene me tej se blokimi i bulevardit të Tiranës ka qenë synimi i kryeministrit Edi Rama që në ditët e para të punës së tij.

“Lufta e Edi Ramës kundër bulevardit të ri nisi që në dhjetor 2013 me bllokimin e vendimit të Këshillit Bashkiak për shpronësimet. Më pas u vijua me bllokimin e projekt- buxhetit 2014-2015, ku këshilltarët e majtë kërkuan me ngulm heqjen e zërit të financimit për projektin e bulevardit. (shpronesime + TVSH) Në shkurt 2014, INUK në shkelje të ligjit dhe kompetencave të qeverisjes vendore bllokoi punimet dhe ushtroi presion të hapur ndaj firmës”- sqaron bashkia.

Në mars 2014, me urdhër të prerë nga INUK, edhe pasi Gjykata Administrative kishte dhënë masën e sigurisë për projektin dhe vazhdimin e punimeve, i bllokoi sërisht ato. Për këtë akt eshtë në proces gjykimi, ish drejtori i INUK, Zyhdi Dajti.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button