Kronika

Paditet dekriminalizimi, Helsinki kundër heqjes së të drejtës së votës

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për të enjten procesin në të cilin Komiteti Shqiptar i Helsinkit kundërshton ligjin e dekriminalizimit me argumentin se heqja e të drejtës për të votuar për disa të dënuar është antikushtetues.

Seanca e parë nuk u zhvillua për shkak të mos formimit të trupës gjyqësore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit arsyeton në padi se Kuvendi nuk ka paraqitur shkaqe se cili është interesi i publikut për mohimin e kësaj të drejte të të dënuarve për një kategori krimesh dhe kundërvajtjesh penale.

“Ka kundërvajtje penale, ka edhe vepra penale me marzhe dënimi që varijojnë me minimum dhe maksimum i cili nuk e bën domosdoshmëri veprën përkatëse një vepër me rrezikshmëri, sikurse mund të jetë shpërdorimi i detyrës që ka një minimum prej 6 ose 8 muajsh. Kushtetuta thotë vetëm në rase përjashtimore dhe të justifikuara. Ligji për dekriminalizimin e zgjeron rrethin e veprave penale për të cilat privohen të dënuarit nga ushtrimi i të drejtës së votës përtej kufizimit kushtetues, pra nuk kemi asnjë rast të justifikuar dhe asnjë rast përjashtimor dhe kjo është arsyeja pse KSHH i është drejtuar me kërkesë për shfuqizimin e nenit 2 pika 4 për ligjin e dekriminalizimit dhe nenet përkatëse që kanë lidhje me këtë nen si të papajtueshme me kushtetutën dhe me nenin 3 të protokollit një shtesë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, thotë Erinda Skëndaj.

Në Gjykatën Kushtetuese, Komiteti Shqiptar i referohet një vendimi të gjykatës supreme të Kanadasë që e cilëson një ligj të ngjashëm të vitit 1985 në shkelje të hapur të Kartës për të drejtat dhe liritë e njeriut. Në Shqipëri nga kufizimet e këtij ligji llogaritet të mos kenë të drejtën për të votuar 2 mijë të burgosur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button