“Paketa e Maleve”, miratohen zonat prioritare në Cërrik, Këlcyrë, Lushnjë dhe Poliçan
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Cërrik, Këlcyrë, Lushnjë dhe Poliçan.
Vendimi u mor në mbështetje të ligjit për Paketën e Maleve, me propozim të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Konkretisht në bashkinë Cërrik janë shpallur disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në fshatrat, Floq, Liçaj, Banjë, Malasej, Qafë, Selitë, Shushicë, Topojan, Shtermen.
Në bashkinë Këlcyrë janë shpallur disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore disa fshatra të njësive administrative Sukë dhe Ballban, Dëshnicë, Këlcyrë, Klos, Mollas, etj.
Në bashkinë Lushnjë janë shpallur disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore disa fshatra të njësive administrative, Kolonjë, Hysgjokaj, Dushk dhe Karbunarë.
Ndërsa në bashkinë Poliçan janë shpallur disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore disa fshatra të njësive administrative Vërtop dhe Tërpan.
Sipas vendimit llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë: ekonomik; industrial dhe turistik.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Poliçan.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Paketa e Maleve synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, agropërpunimit, bujqësisë dhe blegtorisë në zonat me potencial të lartë natyror.
/k.s/j.p/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.