Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,928 ▲ +0.99% ETH $2,245 ▲ +1.21% XRP $1.3445 ▲ +0.14% SOL $84.2300 ▲ +0.17%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Pallatet tek Liqeni, shtyhet padia e bashkisë ndaj gjyqtarit Qafa

Është shtyrë sërish në Gjykatën Administrative të Apelit shqyrtimi i padisë së bashkisë për largimin e gjykatësit Arjan Qafa nga trupa e gjyqtarëve që do të shqrytojë çështjen e ndërtimit të 5 pallateve 17-katëshe tek diga e Liqenit.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës dorëzoi  në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal ndaj gjyqtarit Qafa, për konflikt interesi lidhur me gjykimin e çështjes së kompleksit të 5 pallateve.

Në një deklaratë për mediat, Bashkia e Tiranës thekson lidhjet  e gjyqtarit me kompaninë “Gener 2”. Sipas saj, gjykatësi Qafa është në konflikt interesi, pasi ai më datë 11 mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”.

Më 31 mars 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e ka kallëzuar zotin Qafa në prokurori për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Bashkia kërkon që gjyqtari në fjalë të përjashtohet menjëherë nga trupi gjykues i çështjes dhe  që Prokuroria e Përgjithshme të nisë një hetim të hollësishëm për ndjekje penale ndaj tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.