Kosova
Palmer e Lajçak në Beograd, mediat serbe: “Po hidhet ideja e dy Gjermanive”!
June 3, 2021
0 1 minute read
Në kohën kur zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën, Mattheë Palmer dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë në Beograd pas vizitës në Prishtinë, media serbe Danas, duke cituar sic thotë qarqe diplomatike, pretendon se ideja e “dy Gjermanive” mund të jetë në lojë përsëri sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes kosovës dhe Serbisë.
Sipas saj, perëndimi e ka kuptuar se Vuçic nuk do të pranojë ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
Danas flet për një informacion të rishfaqir këtë muaj, si ide e anëtarëve më me ndikim të BE, kryesisht Francës dhe Gjermanisë”, sipas të cilit marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës të rregullohen në mënyrë që autoritetet serbe të mos “pengojnë” anëtarësimin e Prishtinës në Kombet e Bashkuara në të ardhmen. Në bazë të këtij plani, ndryshe nga Serbia, e cila si një shtet i njohur ndërkombëtarisht ka ambasadorin e saj në OKB, përfaqësuesi diplomatik i Kosovës nuk do të quhej “ambasador” dhe Serbia nuk do të duhej ta fshinte Kosovën nga harta si pjesë e saj territori, ashtu si ish Gjermania Perëndimore portretizoi ish Gjermaninë Lindore si pjesë e një shteti të vetëm gjerman.
Palmer dhe Lajcak ritheksuan më herët në Prishtinë se rruga integrimeve europiane e Kosovës dhe Serbisë varët nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa e nënvizoi me forcë se për Shtetet e Bashkuara synimi kryesor është njohja e ndërsjellë.