☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.96 ▼0.89%
ARI 4,600 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,384 ▼ -0.67% ETH $2,055 ▼ -0.45% XRP $1.3205 ▼ -3.1% SOL $83.0700 ▼ -1.48%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Paloka: Nuk kishim asgjë për t’u pajtuar me Kryeminstrin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka reagoi sot  ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama pas seancës së parë në Gjykatën e Lartë, të çështjes që lidhet me padinë e Kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, për shpifje dhe fyerje nën akuzat e lidhjes me krimin.

Paloka31Duke iu referuar mospjesmarejs së tij në seancën e sotme, Paloka u shpreh në një prononcim për mediat se, “ajo seancë quhet seancë e pajtimit. Ne nuk kishim asgjë për të pajtuar me Kryeministrin Rama. Ai si duket ishte i pranishëm meqënëse mua nuk më çon dot Koço Kokëdhimën për t’u pajtuar, ishte i pranishëm në gjyq”.

Edhe Kryeministri Rama, në përfundim të seancës së pajtimit mes palëve, deklaroi se “për mua nuk ka asgjë për t’u pajtuar, sepse kjo nuk është personale dhe nuk është një akuzë e ngritur për një mosmarrëveshje mes një personi dhe një personi tjetër”.

Kryeministri Edi Rama kallëzoi penalisht Edi Palokën në muajin janar të këtij viti, duke e akuzuar për shpifje. Padia erdhi pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së artikuloi akuza publike ndaj Kryeministrit Rama për lidhje me krimin, e veçanërisht me Emiljano Shullazin, një emër jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.