Ekonomia

Panariti në SHBA, bisedime për rritjen e eksporteve shqiptare

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në vijim të vizitës së tij në SHBA është takuar me kongresmenin e Alabamës, Robert Aderholt, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Buxhetit për Bujqësinë.

Panariti e informoi kongresmenin Aderholt me rritjen e eksportit të bimëve aromatike në tregun amerikan, nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve përpunuese dhe ekstraktuese, duke i dhënë prodhimeve tona bujqësore vlerë të shtuar.

Ministri i kërkoi kongresmenit mbështetjen për zhvillimin e bujqësisë në zonat e pafavorizuara të Shqipërisë. Gjatë takimit u diskutua për rritjen e industrisë së peshkut, kapacitetit të saj përpunues dhe mundësisë së rritjes së eksporteve drejt SHBA.

Nga ana e tij, kongresmeni Aderholt vlerësoi bujqësinë si një ndër sektorët prioritarë për zhvillim e ekonomisë dhe premtoi mbështetje amerikane për realizimin e këtyre projekteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button