☁️
Tiranë 12°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,535 ▼1.08%
DOW 45,733 ▼0.63%
NASDAQ 21,743 ▼1.57%
NAFTA 97.94 ▲2.5%
ARI 4,576 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,003 ▲ +0.32% ETH $2,136 ▲ +0.56% XRP $1.4388 ▲ +0.25% SOL $88.9200 ▲ +0.94%
S&P 500 6,535 ▼1.08 % DOW 45,733 ▼0.63 % NASDAQ 21,743 ▼1.57 % NAFTA 97.94 ▲2.5 % ARI 4,576 ▼0.65 % S&P 500 6,535 ▼1.08 % DOW 45,733 ▼0.63 % NASDAQ 21,743 ▼1.57 % NAFTA 97.94 ▲2.5 % ARI 4,576 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Kosova

Panariti sot në Kosovë në hapjen e panairit të produkteve bujqësore-agroindustriale

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, sot në Prishtinë merr pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të panairit të produkteve bujqësore-agroindustriale, ndërsa fillimisht do pritet në takim nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi.

Gjatë një vizite të ministrit shqiptar Panariti në Prishtinë në fillim të këtij viti, 15 janar, theksohej se, “Kosova dhe Shqipëria do të kenë çertifikatë të njëjtë të produkteve bujqësore, por krahas kësaj do të kenë edhe marrëveshje të tjera konkrete bashkëpunimi në fushën e bujqësisë, me qëllim të krijimit të një tregu të përbashkët të produkteve bujqësore”.

Vizita zhvillohej një vit pas mbledhjes historike të qeverive të dy shteteve, Shqipërisë e Kosovës, të 11 janarit 2014 në Prizren, e para mbledhjes kthyese të 23 marsit 2015 në Tiranë.

Gjatë vizitës në Prishtinë, i pyetur nga ATSH, ministri Panariti theksonte se kufiri Shqipëri-Kosovë është një kufi administrativ, por se për të ai është një kufi virtual në kuptimin e hapësirës tregtare dhe të shkëmbimit të lirë të njerëzve, mallërave dhe shërbimeve mes dy shteteve, duke u nisur edhe nga avantazhi që krijon infrastruktura.

Axhenda e eremonise se hapjes se panairit të produkteve bujqësore-agroindustriale

12:00 – 12:15 Fjalimi hyrës – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,  Safet Gerxhaliu

12:15 – 12:30 Fjalimi i Ministrit të MBZHR-së,  Memli Krasniqi

12:30 – 12:45 Fjalim i Ministrit të Bujqësisë së Republikës së Shqipërisë,  Edmond Panariti

12:45 – 13-45 Hapja Solemne dhe vizitë pjesëmarrësve të Panairit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.