☁️
Tiranë 21°C · Vranët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,261 ▲ +0.12% ETH $2,524 ▲ +0.07% XRP $1.3640 ▲ +0.69% SOL $101.6100 ▼ -0.58%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Panariti “zhvlerëson” bujqësinë, fermat nën 20 hektarë nuk kanë rentabilitet

Në një analizë që ka bërë Këshilli i Investimeve për aksesin në financë  të agrobiznesit, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka pohuar se një sipërfaqe konsiderohet minimalisht optimale për të filluar një biznes bujqësor, me 20 hektarë, teksa mesatarja e fermave bujqësore aktualisht nuk është më shumë se 1.2 hektarë.

Ministri i Bujqësisë ka shpjeguar se, në fakt, ka dy mekanizma që e konsolidojnë tokën e ndarë në parcela të vogla nga Ligji 7501.

“Së pari, tregu i tokës, ai që ka certifikata pronësie hyn në mekanizmin e shitblerjes dhe në këtë mes arrihet një sipërfaqe që konsiderohet minimalisht optimale për të filluar një biznes bujqësor, minimalisht 20 hektarë për të justifikuar kostot e mekanizmit bujqësor, kontributeve, etj. Tregu i tokës do të duhet kohë të funksionojë dhe çmimet e tokës të kthehen në realitet dhe jo të mbivlerësuar si tani”, është shprehur Panariti gjatë takimit.

Mekanizmi i dytë është konsolidimi virtual i tokës, d.m.th. sipërfaqe që krijohen nga bashkime virtuale të fermerëve nëpërmjet agreguesve, si modeli i Xarrës në jug ku është krijuar një model kooperative i suksesshëm për eksport, ka sugjeruar ministri.

Sfidat e bujqësisë shqiptare dhe institucioneve përkatëse janë të lidhura shumë me standardet e cilësisë dhe gjurmueshmërisë për t’i bërë konkurruese në tregjet europiane.

Ministri i Bujqësisë ka pohuar se modeli rentabël që duhet promovuar për investitorët është agroturizmi që mund të jetë më konkurrues sesa bujqësia e ekonomisë së shkallës, ku mund të krijohen edhe markat shqiptare dhe origjinale që mund të zgjerohen më tej, si p.sh., te vaji i ullirit.

Vendi aktualisht ka 350 mijë ferma të vogla, sipërfaqja e të cilave, në një mesatare të përgjithshme, nuk i kalon të 1.2 hektarët. Sipërfaqja e parcelave të mbjella me një kulturë nuk i kalon të 0.2 hektarët. Situata është alarmante edhe në sektorin e mekanizimit, ku 350 mijë fermave u përgjigjen vetëm 20 mijë e 600 mjete.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.