Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.25 ▲1.62%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,540 ▲ +1.33% ETH $2,057 ▲ +2.74% XRP $1.3568 ▲ +1.53% SOL $84.3000 ▲ +2.38%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.25 ▲1.62 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.25 ▲1.62 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Pandemia krijon kushtet për biznese të reja në shëndetësi, u shtuan 139 subjekte më 2020

Pandemia e Covid -19, përveç ndikimit negativ në shëndetin e njerëzve, e vendosi ekonominë në një presion të panjohur më parë si rrjedhoje e kufizimeve në lëvizje.

Teksa shumë biznese dhe fushën e tregtisë dhe shërbimeve falimentuan ose u vunë në mbijetesë, bizneset në sektorin e shëndetësisë lulëzuan.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 kishte gjithsej 3647 biznese me një rritje 4% në raport me vitin 2019, ose 139 subjekte më shumë. Teksa u shtuan bizneset e reja që ofronin shërbime shëndetësore, të tjerat që ishin tashmë të hapur i rriten fitimet në rekorde. Gjatë vitit pandemik konsumi i popullatës u përqendrua tek ushqimet, medikamentet, shërbimet shëndetësore dhe pajisjet teknologjike.

Vrojtimet nga terreni tregojnë se tendenca për biznese të reja në sektorin e shëndetësisë ka vijuar edhe më tej gjatë vitit 2021 sidomos në sektorin e farmaceutikes dhe shërbimeve laboratorike.

Rritja e bizneseve në sektorin e shëndetësisë erdhi në një kohë që linja të tjera të shërbimeve të tilla si sektori i bareve dhe restoranteve ishin në krizë. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit numri i bizneseve të shërbimit ushqimor dhe pijeve ra me 4.3%, kryesisht prej goditjes që erdhi nga kriza pandemike.

Sektori publik është ofruesi më i madh të shërbimeve të shëndetësisë në vendin tonë por në dekadën e fundit po rritet gjithnjë e më shumë sektori privat në këtë linjë duke krijuar hapësira për biznese të reja.

Me hapjen e spitaleve private, zgjerimi i shërbimeve në sektorin privat u rrit, por pandemia Covid-19 e çoi më tej këtë trend.

Shërbimet shëndetësore private edhe pse jo konkurrues në çmime në sektorin publik po fitojnë terren çdo ditë e më shumë për shkak të efikasitetit në cilësi dhe shpejtësi.

Sektori privat do të zgjerohet më tej në të ardhmen si pasojë e rritjes së kërkesës për shërbime shëndetësorë nga plakja e popullsisë.

Ndryshimet demografike në favor të moshave të vjetra do të rrisin kërkesën për shërbime shëndetësore edhe në sektorin privat. Shumë ekzaminime ofron vetëm nga sektori privat për shkak të mundësive për të investuar më shpejt në risitë teknologjike, proces që në sektorin publik kërkon kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.