Europa
Papa Françesku largon “kujdestarin kryesor” të Vatikanit
Udhëheqësi i Kishës Katolike, Françesku ka larguar “kujdestarin kryesor” të ish Papa Benediktit të XVI në zyrën e Vatikanit për shërbime fetare dhe atë e ktheu në vendlindje, në Spanjë.
Benedikti në vitin 2008, kardinalin Antonio Canisares Love e kishte emëruar si kujdestar për organizimin e shërbimit të meshave dhe ceremonive të tjera të shenjta, të cilat ishin më konservatore gjatë udhëheqjes së Benediktit të XVI.
Papa Françesku, i cili preferon stilin më pak tradicional, sot ka emëruar Canisares Loves si kryepeshkop të Valencias në Spanjë, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se Françesku vitin e kaluar largoi një tjetër kryepeshkop konservator, i cili ishte emëruar nga Benedikti, përgjegjës për priftërinjtë anembanë botës.