🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,691 ▲ +0.33% ETH $2,153 ▲ +0.24% XRP $1.4454 ▼ -0.4% SOL $90.4100 ▲ +1.11%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Paralajmërim Presidentit, Felaj: Nëse bën lojë politike mund të shkarkohet

“Më duket si loja e një fëmije në fakt, që parpara se t’i thonë apo t’i lexojnë instruksionin e një lodre, vendos ta provojë njëherë çfarë mund të ndodhë nëse e bën kështu. Asgjë nuk do ndodhi. Kandidaturat do marrin pëlqimin në Kuvendin e Shqipërisë, sipas propozimit që ka bërë Kryeministri”.

Kështu e ka komentuar veprimin e Presidentit të Republikës, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Në një intervistë për Top Channel, ministria Felaj i ka kujtuar Presidentit se Kushtetuta qartëson se roli i Presidentit është thjesht honorifik në dekretimin e ministrave

“Kushtetuta urdhëron Presidentin që të veprojë në momentin që ka një propozim nga Kryeministri dhe këtë duhet të bëjë Presidenti. Kompetenca e Presidentit për të emëruar apo shkarkuar ministra, është thjeshtë një kompetencë e aspektit honorifik ose simbolik. Nuk është Presidenti i Republikës ai që ka tagerin për t’i hyrë vlerësimit të kandidaturës së një ministri që propozohet nga Kryeministri”, shton Felaj.

E ëe fund, ministrja, ndryshe nga Kryeministri Rama, i cili nuk preferon të flasë me “nëse”, ka qenë shumë e qartë në pasojat e veprimeve të Presidentit të Republikës.

“Nëse ka vendosur, në fakt siç e ka shprehur në disa sjellje për fat të keq, që të sillet në institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si militanti më i rëndomtë nga partia e cila vjen, atëherë natyrisht që do të marrë atë përgjigjie që merr kushdo që guxon të sfidojë, jo Kushtetutën, por guxon të sfidojë sovranin. Natyrisht nuk ngurroj fare ta them që kjo të çon në shkarkim nga detyra”, deklaron Felaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.