☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.43 ▼3.25%
ARI 4,995 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,254 ▼ -0.23% ETH $2,333 ▲ +0.84% XRP $1.5269 ▼ -0.84% SOL $94.3200 ▲ +0.57%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.43 ▼3.25 % ARI 4,995 ▼0.27 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.43 ▼3.25 % ARI 4,995 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Paralajmërohen sërish protesta në Maqedoni: Lironi djemtë tanë

Paralajmërohen sërish protesta masivë në të gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni, për të shprehur revoltën dhe kundërshtinë ndaj dënimit me burg të përjetshëm për 6 shqiptarë për vrasjen e 5 shqiptarëve dy vjet më parë në procesin “Monstra” që sipas tyre nuk ka pasur prova.
 

“Nuk do të ndalemi deri sa të lirohen djemtë tanë”. Me këtë kërkesë janë bërë thirrjet për protesta edhe ditën e sotme në rrugët e Shkupit. Por jo vetëm kaq. Protesta janë paralajmëruar çdo ditë deri sa të lirohen nga burgu 6 shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm. Ky njoftim i cili po qarkullon dhe shpërndahet ende në rrjetet sociale tregon qartë se protetsuesit janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund qëllimit të tyre.
 
Organizatorët e protestave, ende të panjohur kanë hartuar një tabelë me orën dhe vendin ku pritet të mblidhen protestuesit.
 
Kështu, në orën 14:00 pritet të ketë nota protetse në disa qytete njëkohësisht, në Çairçanja të Shkupit, në sheshin “Iliria” në Tetovë, në qendër të Gostivarit, tek sheshi “Skënderbej” në Dibër dhe në sheshin e qytetit të Strugës.
 
Kjo është dita e katërt e protestave që morën shkas nga dënimi me burgim të përjetshëm të 6 të akuzuarve për rastin “Monstra” në Maqedoni”.
 
Dhjetëra protestues dolën në Shkup, Tetovë, Gostivar, madje gjatë së Dielës prostesta pati edhe në Dibër, ku situata u përshkallëzua në përleshje të dhunshme fizike mes forcave të policisë dhe turmës. Gaz lotsjellës u përdor ndaj tyre, ndërsa nga përplasjet mbetën të plagosur ndër radhët e protestuesve, por edhe uniformat blu. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.