☁️
Tiranë 13°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,318 ▼ -0.62% ETH $1,997 ▲ +0.1% XRP $1.3396 ▲ +0.32% SOL $82.9900 ▼ -0.53%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Paraqitja e Kosovës si shtet tensionon kryeministrin e Serbisë

Gjatë takimit të kryeministrave në Samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se shpreson që ky takim të mos jetë i gjatë pasi përsëri mund të ketë grindje dhe konflikt.

Në fillim të takimi ai ka kërkuar që të mos thirren të gjitha vendet e pranishme si të pavarura.

“Këtë nuk po e bëjë për fushatën, por është ndjenjë serbe”, ka thënë Vuçiq me rastin e paraqitjes së Isa Mustafës si kryeministër i shtetit të Kosovës, duke shtuar se në asnjërën prej simboleve nuk shfaqet flamuri i Kosovës.

Ai shtoi se marrëdhëniet e tyre do të jenë të mira ‘nëse është fjala për ekonominë’.

“Kur ta mbarojmë këtë atëherë flasim për vetëm për politikë ose nuk diskutojmë fare”, shtoi Vuçiq dhe theksoi se tre vjet më parë në Berlin është diskutuar për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës mirëpo afatet vazhdimisht shtyhen.

“A duhet të gjithë tani të besojmë në perspektivën e BE-së? Ne të gjithë shpresojmë por unë nuk e di rezultatin. Vazhdimisht afatet janë në lëvizje. Në Serbi askush nuk përmend data. Uroj që perspektiva evropiane të jetë më e qartë”, ka thënë kryeministri serb, transmeton Lajmi.net.

Ai shtoi se Serbia dëshiron ta shoh rajonin si një hapësirë të veçantë, mirëpo shumë prej vendeve të Ballkanit nuk e duan atë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.