Parku Kombëtar i Divjakës vizitohet çdo ditë nga turistë të huaj
Parku Kombëtar Divjakë –Karavasta, përditë e më shumë vizitohet nga turistë të huaj që tashmë janë bërë kurioze për faunën dhe florën që rriten në këtë Park. Natyra e bukur dhe plot befasi, është një intrigë më vete për vizitorin. Sapo futesh në pyllin me pisha të dendura, ndeshesh me specie të veçanta zogjsh e zvarranikësh. Por, ata që quhen edhe “Mbretërit” e lagunës së këtij Parku, janë Pelikanët Kaçurrele, një specie e rrallë në Ballkan dhe në botë. Ata kanë ishullin e tyre ku shumohen, ushqehen dhe celin vezët,tani të mbrojtur nga rojet e këtij parku.
Këtu do të ndeshësh edhe Flamingot me shumicë, sidomos në mëngjes herët dhe para perëndimit të diellit. Një bukuri e veçantë është edhe natyra me pisha të buta dhe hartinjë (siç u thonë vendasit) pishave të larta që shërbejnë për pjalmëzimin e atyre të butave që ldhin boçe. Godullat dhe strugat, nuk të tërheqin vetëm me peizazhin, por edhe me specie që ushqehen në ujrat e tyre, bajza, çafka, shapka, rosat e egra..e plot specie të tjera.
Tashmë Divjaka po zhvillon edhe turizmin e vëzhgimit. Administrata e Zonave të Mbrojtura me qëndër në Fier po bën një punë mjaft produktive për thithjen e turisteve të huaj dhe vendas. Ata kanë përgatitur tashmë një staf me specalistë që e njohin zonën, natyrën dhe faunën, gjë që u shërben për të udhëhequr vizitorët dhe ndihmojnë me informacione turistët e huaj. Prania e punonjësve të kësaj administrate, bën që turistët jo vetëm të njihen me peisazhet e bukura, por edhe të njohin e të informohen për vlerat e rralla të zonave të mbrojtura.
Rasti e solli që unë të jem prezent në një guidë turistike në parkun e Divjakës, ku 29 turistë të huaj të kombesive të ndryshme, vizituan sot këtë Park.
Në fillim mbërritën 21 turistë francezë, që u shoqëruan në pyllin e Divjakës, në vendin e vëzhgimit të pelikanëve, pastaj një shëtitje në plazhin ranor të Divjakës. Më vonë mbërritën edhe 3 zviceriane
që më pas i shoqëruan edhe 3 belge dhe 2 gjermane. Këta janë vetëm ata vizitorë që kërkuan asistencë në zyrat e parkut të Divjakës, sepse ka edhe shumë të tjerë vendas apo të huaj që shoqërohen nga guidatore vendas apo ata që e kanë vizituar më parë këtë park. Jemi në fillimin e sezonit turistikë dhe Divjaka po gjallërohet përditë e më shumë