☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA
ARI 4,719 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,810 ▼ -0.32% ETH $2,092 ▲ +0.59% XRP $1.3356 ▼ -0.28% SOL $82.7700 ▼ -1.38%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA ARI 4,719 ▲0.86 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA ARI 4,719 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Parlamenti Evropian do ta votojë raportin e vizave sapo Komisioni ta japë sinjalin

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

“Vendimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi shënon një ditë të madhe për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Sholtes.

“Përshëndetës fuqishëm arritjen e aktorëve politikë që t’i kalojnë përfundimisht mosmarrëveshjet e brendshme, për të vepruar në interesin më të mirë të vendit të tyre”, është shprehur ai.

“Sot, vagoni, i cili po ecte drejt izolimit, është kthyer në binarë të duhur përsëri – drejt të ardhmes në BE!”, ka thënë Sholtes.

“Nëpërmjet këtij vendimi është ndërmarrë një hap shumë i rëndësishëm dhe i madh drejt liberalizimit të vizave, dhe lëvizja e lirë e popullit, një prej parimeve kryesore të BE’së, tani mund të bëhet realitet”, ka deklaruar raportuesi për Kosovën në PE.

“Tani është koha që qytetarët e Kosovës t’i gëzojnë të njëjtat mundësi dhe të marrin të njëjtin trajtim si fqinjët e tyre”, ka shtuar ai.

“Nëse vetëm para disa muajve dukej se ky hap do të jetë i vështirë për t’u arritur, tani është dëshmuar se zgjuarsia dhe përgjegjësia kanë mbizotëruar”, është shprehur Sholtes.

“Me kapërcimin e një prej pengesave kryesore, të gjithë sytë tani do të jenë nga BE’ja dhe institucionet e saj, për aprovimin e lëvizjes pa viza për Kosovën, siç kanë premtuar se do të bëjnë kur të përmbushen të gjitha kushtet”, ka thënë ai.

“Parlamenti Evropian do t’i bëjë thirrje Komisionit Evropian që t’i paraqesë konkluzionet e tij, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe që të japë dritën e gjelbër për lëvizjen pa viza për Kosovën”, ka shtuar Sholtes.

“Kosova është kthyer në rrugën drejt integrimit në BE, dhe unë pres që të shoh këtë lloj angazhimi edhe për arritjen e reformave të tjera të vështira, por shumë të rëndësishme. Siç e dimë, Kosova ende duhet të vazhdojë të tregojë rezultate në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka përfunduar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.