☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,227 ▼ -3.7% ETH $1,990 ▼ -3.44% XRP $1.3210 ▼ -2.91% SOL $82.8700 ▼ -4.12%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Pas fitores së legjislativeve Abe premton një plan për rritje ekonomike

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, partia e të cilit fitoi zgjedhjet legjislative të dielën, premtoi sot organizimin e një plani të ri të stimulimit të aktivitetit ekonomik.

Kryeministri-japonez-Shinzo-Abe-3-622x350“Do të përgatisim masa të mbështetjes ekonomike deri në fund të vitit”, shpjegoi Abe gjatë një konference për shtyp, por pa dhënë më shumë detaje.

Partia Liberal Demokrate (PLD), formacion i krahut të djathtë, fitoi 291 nga 475 vendet e dhomës së ulët të parlamentit, që u shpërbë në nëntor nga kryeministri duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme, për shkak të kritikave që ishin ngritur ndaj politikave të tij ekonomike.

Koalicioni PLD – Koemito i Ri (formacion aleat i qendrës), kontrollon në total 326 vende, ose më shumë se dy të tretat e deputetëve, kjo i mundëson Shinzo Abe-së të votojë një ligj edhe nëse ai kundërshtohet nga Senati.

Ai i kërkoi gjithashtu pronarëve që të rrisin rrogat për të rritur fuqinë blerëse të popullsisë para se të rritet sërisht taksa mbi konsumin në prill të vitit 2017.

Është për shkak të këtij vendimi, mbi rritjen e taksës mbi konsumin, që kryeministri japonez u detyrua të organizojë zgjedhje të parakohshme, për të konfirmuar nëpërmjet një votimi popullor masat ekonomike shumë të kritikuara, që kërkon të ndërmarrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.