☁️
Tiranë 10°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.03 ▲2.62%
ARI 4,841 ▼3.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $70,804 ▼ -4.86% ETH $2,171 ▼ -6.44% XRP $1.4502 ▼ -5.21% SOL $89.3900 ▼ -5.47%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.03 ▲2.62 % ARI 4,841 ▼3.33 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.03 ▲2.62 % ARI 4,841 ▼3.33 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Pas një serie dështimesh, qeveria rishpall garën për koncesionin e Autostradës së Kombit

bbbQeveria ka rihapur garën për dhënien me koncesion të autostradës Durrës-Morinë pas një serie dështimesh të ndodhura në pesë vitet e fundit që ku ish/ qeveria Berisha vendosi që mirëmbajtja e objektit të bëhej nga një privat. Vetëm pak kohë më parë Ministria e Transporteve lajmëroi se tenderi i hapur vitin e kaluar për koncesionin kishte dështuar, ndërsa këto ditë gara është hapur rishtas.

Qeveria e Shqipërisë, nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe infrastrukturës (“MTI”), njoftoi se ka për qëllim të japë një koncesion/PPP për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot – Morinë. Autostrada është pjesë e rrjetit të rrugëve kombëtare dhe përbën projektin më të madh inxhinierik rrugor të ndërtuar në historinë e Shqipërisë.

Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në verilindje të Portit të Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostradës Kosovë – Shqipëri, që lidh Durrësin me Prishtinën.

Objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sere standardesh të paracaktuara të performances gjatë koncesionit/PPP 30 vjeçar.

Koncesionari i ardhshëm do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë ë re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.
Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 30 vite dhe është e vlefshme për mirëmbajtjen nga Miloti, rreth 60 km në verilindje të portit të Durrësit në detin Adriatik, deri në Morinë, në kufirin me Kosovën.

Kriteret e Parakualifikimit kanë të bëjnë me:

– Përvojën e Përgjithshme
– Përvojën me operimin e rrugëve me pagesë
– Përvojën me mirëmbajtjen e autostradave dhe urave
– Përvojën me mirëmbajtjen dhe operimin e tuneleve
– Përvojën në ndërtimin e autostradave
– Kritere Financiare që do të vlerësohen në aspektin e vlerës neto

Në kohën e dorëzimit të ofertës, ofertuesve të mundshëm do t’i kërkohet të dorëzojnë sigurimin e Ofertës në shumën prej 250,000 euro. Procedura e tendrit do të jetë e hapur. Kriteret e përzgjedhjes së fituesit do të bazohen në ofertën më te mirë bazuar në subvencionimin më të ulët të kërkuar dhe afati kohor përfundimtar për dorëzimin e kërkesës për kualifikim do të jetë me 25 prill ora 15:00 bëjnë me dije burimet në Ministrinë e Transportit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.