☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,032 ▲ +1.26% ETH $1,918 ▲ +1.09% XRP $1.0350 ▲ +1.44% SOL $74.6500 ▲ +2.73%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Kosova

Pas sulmit fizik në Skenderaj, lirohet nga Spitali i Mitrovicës Hysni Mehani

Pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, kryetari i degës së LVV-së, Hysni Mehani është liruar në shtëpi.

Lajmin për Telegrafin është konfirmuar nga zyra për media e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

“Spitali i Mitrovicës ju konfirmon se pas monitorimit është liruar në shtëpi”, thuhet shkurt në përgjigjen e tyre.

Ndryshe, të enjten në një kafiteri në qendër të Skenderajt ka ndodhur një sulm fizik ku si pasoj kryetari i degës së LVV-së, Hysni Mehani ka marrë lëndime fizike.

Në lidhje me këtë rast dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për sulmin fizik ndaj kryetari të Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuari me inicialet E.L dhe B.N janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

“Janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq sa i përket Sami Lushtakut, Prokuroria ka thënë se i njëjti akoma nuk është përgjigjur ftesës për intervistim.

Përpos Lushtakut, në Prokurori nuk është paraqitur as një i dyshuar tjetër me incialet K.H, ka njoftuar Prokuroria. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.