🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.57%
DOW 52,413 ▲0.1%
NASDAQ 26,444 ▲1.05%
NAFTA 100.05 ▼1.68%
ARI 4,073 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,512 ▼ -0.2% ETH $2,346 ▲ +0.4% XRP $1.3245 ▲ +1.68% SOL $101.0600 ▼ -1.26%
S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 % S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Rënia e importeve të mallrave të përpunimit aktiv tregon vazhdimësi të krizës

Rënia drastike e importeve për përpunim aktiv gjatë muajve të parë të vitit 2026 sinjalizon një thellimin e krizës për industrinë fason.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vlera e lëndës së parë që hyn në Shqipëri për t’u ri-eksportuar ka zbritur në rreth 29.5 miliardë lekë për tremujorin e parë, duke shënuar një tkurrje me 1.7 % në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2025 dhe rreth 33% krahasuar me vitin 2023, kur ky sektor regjistroi kulmin e tij prej mbi 43.7 miliardë lekësh import lëndësh të para.

Ky trend rënës, i cili nisi të bëhej i dukshëm në vitin 2024, tregon se sektori po përballet me humbje sistematike të porosive nga partnerët e huaj.

Situata paraqitet veçanërisht kritike nëse analizohet ecuria e muajit mars, i cili historikisht shënonte kulmin e prodhimit, por që këtë vit ka rënë në nivele minimale prej 10.8 miliardë lekësh, -2.3% ne krahasim me marsin 2025, duke mos arritur të ndalë rënien e porosive që nisi që në muajin Janar.

Rënia e vazhdueshme e industrisë së përpunimit aktiv gjatë tre viteve të fundit diktohet nga një seri faktorësh. Sipas fabrikave faktori kryesor  është forcimi i paprecedentë i monedhës vendase ndaj euros, i cili ka goditur drejtpërdrejt marzhin e fitimit të fabrikave shqiptare. Duke qenë se këto biznese i nënshkruajnë kontratat me partnerët e huaj në euro, por shpenzimet e tyre operacionale si pagat, energjia dhe taksat paguhen në lekë, zhvlerësimi i valutës ka bërë që të njëjtat vëllime pune të sjellin shumë më pak të ardhura, duke i çuar shumë ndërmarrje drejt mbijetesës ose falimentit.

Paralelisht me goditjen që erdhi nga forcimi i lekut, industria po përballet me një rritje të ndjeshme të kostove të brendshme, ku peshën kryesore e zë rritja e vazhdueshme e pagës minimale dhe mungesa e fuqisë punëtore në anën tjetër.

Shqipëria ka humbur avantazhin e krahut të lirë të punës, duke bërë që të mos jetë më destinacioni i preferuar për markat ndërkombëtare, të cilat tashmë po i orientojnë porositë e tyre drejt vendeve të Afrikës së Veriut apo Azisë Qendrore, ku kostot mbeten më konkurruese.

Viti 2023 përfaqësonte pikun e porosive pas-pandemisë me mbi 43.7 miliardë lekë importe lënde të parë, teksa në vitet në vijim trendi negativ nuk u ndal, duke treguar një zbehje konstante të interesit të kontraktorëve të huaj. Modeli aktual i fabrikave fason po shkon drejt një cikli të ri, ku vetëm ata që arrijnë të kalojnë drejt prodhimit të plotë dhe automatizimit mund t’i mbijetojnë kushteve t reja./B.Hoxha

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.