☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $64,991 ▲ +0.95% ETH $1,917 ▲ +0.78% XRP $1.0333 ▲ +1.22% SOL $74.5900 ▲ +2.3%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Politika

Nufi: Shqipëria, aleat i besueshëm i NATO-s. Fokusi, modernizimi i mbrojtjes ajrore dhe kapaciteteve kibernetike në Forcat e Armatosura

Shqipëria vijon të jetë e angazhuar plotësisht si aleat në NATO, duke përmbushur përgjegjësitë e saj ndaj sigurisë rajonale dhe globale, ndërkohë që përkushtohet në modernizimin e vazhdueshëm të Forcave të Armatosura dhe industrisë ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë një konference për media, theksoi se prioritet kryesor i vendit është zhvillimi i kapaciteteve ushtarake dhe teknologjike në modernizmin e Forcave të Armatosura, por edhe përgatitja për emergjencat civile gjatë sezonit veror.

Fokus i veçantë, tha Nufi, është mbrojtja ajrore dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse kibernetike të ushtrisë për të garantuar mbrojtjen kolektive.

“Angazhimet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes janë: partneriteti i palëkundur i Shqipërisë si aleat i NATO-s, modernizimi i Forcave të Armatosura dhe rritja e kapaciteteve të tyre për mbrojtjen kombëtare dhe kontributin në operacione jashtë vendit. Ky angazhim është dëshmi e qartë e besueshmërisë së vendit tonë si aleat dhe partner në operacionet e përbashkëta.

Zhvillimi i bashkëpunimit rajonal në kuadër të NATO-s, ku jemi të angazhuar në operacione dhe stërvitje të përbashkëta, janë pika të rëndësishme për rritjen e angazhueshmërisë dhe ndërveprueshmërisë sipas standardeve të NATO-s. Do të rrisim kapacitetet dhe modernizimin e FA në kuadër të sigurisë kolektive.

Fokusi ynë përfshin mbrojtjen ajrore me rreze të shkurtër dhe të mesme, sistemet dron dhe antidron, kapacitetet e mbrojtjes kibernetike, mjetet e blinduara, nxitjen e inovacionit në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimin me aleatët e NATO-s dhe partnerët strategjikë”, tha Nufi.

Lidhur me sezonin veror, ministri Nufi u shpreh se buxheti për emergjencat civile parashikohet të jetë në 1 miliard lekë, nga 800 milionë lekë që ishte në 2025, ndërsa janë rritur kapacitetet njerëzore dhe teknike.

“Kemi pasur rritje të interesit për tu bërë pjesë e FA; vetëm në 2 vitet e fundit, ky interes është rritur mbi 90%. Bashkëpunimi industrial në mbrojtjen detare mes KAYO dhe kompanisë italiane shënon një hap të rëndësishëm për modernizimin e mbrojtjes dhe hap rrugën për prodhimin në vend të anijeve në Pashaliman, për punësimin e stafit të kualifikuar, zhvillimin e aftësive teknologjike dhe bashkëpunimin me universitete për pasionin e kurseve që lidhen me këtë fushë. Ky është një investim strategjik.

Në përballimin e emergjencave civile janë forcuar nivelin qarkor dhe janë përdorur planet e regjimit të bashkëpunimit institucional, duke u rritur kapacitetet njerëzore dhe teknike. Fondi për mbrojtje civile në 2026 është parashikuar të jetë 1 miliard lekë, nga 800 milionë lekë që ishte në 2025”, tha ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.