☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $64,994 ▲ +0.97% ETH $1,916 ▲ +0.76% XRP $1.0327 ▲ +1.17% SOL $74.5500 ▲ +2.19%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

MPJ: Maqedonia e Veriut do të hapë ambasadë në Lituani

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Qeveria e ka vendosur të hapë një Ambasadë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Lituanisë, me seli në Vilnius, thonë nga MPJ.

Nga atje thonë se vendosja e një pranie diplomatike të përhershme në Vilnius do të kontribuojë në forcimin e dialogut të drejtpërdrejtë politik midis dy vendeve, përfaqësim më efektiv të interesave tona kombëtare dhe promovimin e bashkëpunimit dypalësh me këtë vend të rëndësishëm mik.

“Ambasada në Vilnius do të ketë gjithashtu një rol më të gjerë rajonal, duke përfaqësuar një pikë qendrore për mbulimin e shteteve të tjera baltike në sferat politike, ekonomike, kulturore, konsullore dhe të tjera me interes të përbashkët.

Republika e Lituanisë është ndër anëtarët më aktivë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në fushën e politikave të sigurisë dhe politikës së zgjerimit të Unionit, si dhe një vend që mbështet vazhdimisht procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marrëdhëniet e ngushta, të sinqerta dhe të partneritetit midis dy vendeve konfirmohen edhe nga vendimi i palës lituaneze, në nëntor 2023, për të hapur një Zyrë në Shkup.

Me këtë vendim, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Varshavë pushon së qeni një mision diplomatik dhe konsullor kompetent për Republikën e Lituanisë në bazë jorezidente”, thuhet në deklaratën e MPJ-së së RMV-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.