Bota

Pasuria kulturore në rrezik

Hajdutët e antikave shkatërrojnë trashëgiminë kulturore. Një pjesë e fitimeve shkon edhe për terroristët e IS. Berlini planifikon ashpërsimin e ligjeve për shitjen e objekteve antike.

Çështja e trafikimit të objekteve kulturore nuk merr aq shumë vëmendje sa trafiku i drogës, apo ai i armëve. Kjo duket edhe nga numri i personelit të autoriteteve: në Zyrën Federale Kriminale janë të punësuar vetëm tre punonjës për mbrojtjejn kulturore. Shpesh ata bëjnë raporte për gërmimet sistematike dhe vjedhjet e objekteve antike, veçanërisht në vendet e Lindjes së Mesme. Dhe ka të dhëna se fitimet e përfituara shkojnë në xhepat e milicëve terroristë. Edhe i ashtuquajturi ‘Shteti Islamik’ mendohet se është i përfshirë në këtë biznes. Kjo gjë konfirmohet nga një raport i OKB i bërë në mes të muajit nëntor. Sipas këtij raporti përfitimet nga shitja e objekteve antike është një nga burimet e financimit të IS.

Për arekologun Neil Brodie kjo është një tragjedi. “Që nga sateliti mund të shihen zonat e prekura. Kratere të hapuara kudo që të krijojnë përshtypjen e një peisazhi hënor,” thotë Brodie, i cili heton trafikimin ndërkombëtar të objekteve antike. Por se sa e përhapur është tregëtia e objekteve antike në botë, arekologu nga Skocia nuk mund ta thotë. Për dy arsye: një pjesë e objekteve shiten në treg pa treguar origjinën. Dhe së dyti shumë objekte nuk shiten në shtëpitë e ankandit dhe nuk shfaqen nëpër galeri.

Debate për shifrat

Gërmime të paligjshme në Irak
Gërmime të paligjshme në Irak

Por ka edhe vlerësime se sa mund të jetë tregu i zi i objekteve antike: UNESCO, Interpol, dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogat mendojnë se ky treg arrin në një vlerë nga 6 deri në 8 miliard dollarë. Një shifër që Ursula Kampmann e sheh si të ekzagjëruar. Ajo punon për një shoqatë të 32 tregëtarësh kulture ndërkombëtarë (IADAA) dhe është përgjegje për mbrojtjen e objekteve kulturore. Sipas studimit të shoqatës së Kampmann të gjitha fitimet e shtëpive të ankandit amerikane dhe ato europiane për vitin 2013 kanë qenë mes 150 dhe 200 milion eurove.

Shoqata e Kampmann ka një problem me imazhin. Sepse tregu i objekteve antike dyshohet se i bën fitimet me objekte antike të vjedhura. Deri tani në katalogët e shtëpive të ankandeve nuk jepet origjina e saktë e objekteve. Por kjo gjë të paktën në Gjermani do të marrë fund së shpejti. Një projektligj i ministres së kulturës gjermane Monika Grütters parashikon që në treg të ligjshëm do të shiten vetëm ato objekte antike që kanë origjinë të qartë dhe një leje të veçantë nga vendi i origjinës që ky objekt të mund të shitet.

Problemi i gërmimit të paligjshëm në site arkeologjike dhe kontrabandimi i objekteve është një “krim pa vikitmë”, sepse nuk ka persona privatë të cilët janë vjedhur. Grabitja e trashëgimisë kulturore nuk prek vetëm një komb, por gjithë njerëzimin. Sepse objektet e vjedhura nuk mund të studiohen shkencërisht, pasi përfundojnë direkt në vitrinat e koleksionistëve privatë.

Prandaj studiuesi i orientit të vjetër Markus Hilgert thotë se duhet të bëhet e njëta gjë, siç bëhet për mbrojtjen e artit. “Trafikimi i objekteve antike duhet të dënohet dhe izolohet, ashtu si asnjeri nuk preferon të veshë një pallto të bërë me gëzofin e fokave këlyshë,” thotë Hilgert. Nën titullin “Pasuria kulturore në rrezik” është konferenca që ka nisur prej ditës së enjte në berlin (11.12), ku marrin pjesë ekspertë nga Siria, Iraku dhe Egjipti, si vende të prekura më shumë nga ky problem, ashtu si edhe nga vende të tjera të botës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button