🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.70 ▲2.93%
ARI 4,662 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,662 ▼ -0.75% ETH $2,105 ▼ -1.19% XRP $1.3108 ▼ -2.11% SOL $79.5400 ▼ -2.89%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.70 ▲2.93 % ARI 4,662 ▼0.48 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.70 ▲2.93 % ARI 4,662 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

Pavarësisht dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, Këshilli Bashkiak i Shkodrës do të konstituohet me 19 gusht

Pavarësisht tërheqjes së kryebashkiakut të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri, mësohet se Këshilli Bashkiak i Shkodrës do të konstituohet.
Konstituimi do të bëhet në datën 19 gusht dhe jo 21 gusht siç ishte parashikuar më herët.
Shkodra duket do të vijojë që të udhëhiqet sërish nga kryebashkiakja aktuale, Voltana Ademi, por me një këshill bashkiak me shumicë socialiste.
Tërheqja nga marrja e detyrës e Pjetrit është e shoqëruar me pikëpyetje, sa i përket asaj që do të ndodhë me drejtimin e qytetit të Shkodrës.
Pjetri u tërhoq pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike, e cila publikoi një dokument ku, sipas saj, vërtetohej që ai ka qenë i dënuar në Itali në 2003 me burg për drogë. Në përgjigjen e tij, Pjetri tha se ajo ngjarje, kur ia ka qenë vetëm 20 vjeç, është hequr nga konteksti dhe është shfrytëzuar për sulme politike.
Lidhur me këtë çështje, Prokuroria ka nisur hetimet. Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i ka dërguar një letër-porosi drejtësisë italiane ku kërkon informacion, lidhur me figurën e Valdrin Pjetrit, ku mes të tjerash kërkohen edhe shenjat e gishtave të tij.
Ndërkohë nga ana tjetër, bëhet e ditur se edhe Prokuroria Shqiptare do të marrë gjurmët e gishtave të Pjetrit, për të bërë më pas një krahasim me ato që do të mbërrijnë nga autoritetet italiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.