Pazar turk për refugjatët, Ankarasë i hiqen vizat dhe përfiton 6 mld euro
Protagonistët e arritjes së marrëveshjes BE-Turqi dhanë detajet në një konferencë para gazetarëve.
“Ne ramë dakord që të gjithë emigrantët e parregullt që vijnë nga Turqia në ishujt greke, nga data 20 mars do të kthehen mbrapsht. Nder të tjerash përfshihen forcimi i kufijve të jashtëm të BE, duke mbajtur të mbyllur korridorin ballkanik dhe rikthimi tek rregullat e zonës Shengen”, tha Donald Tusk, President i Këshillit të BE.
Turqia ishte ajo që e paraqiti listën e kërkesave, dhe në fund rezultoi se blloku 28 vendësh ia plotësoi të gjitha. Për faktin se Ankaraja mori shpërblim politik dhe ekonomik, Kryeministri Davutoglu nuk ngurroi të shprehte entuziazmin.
“Kjo është një ditë historike, sepse ne kemi arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme mes Turqisë dhe Europës. Ajo gjithashtu forcon marrëdhëniet tona, dhe procesin e anëtarësimit në BE. Natyrisht aspekti më i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për të cilin ne shpresojmë se do të jetë para fundit të qershorit”, tha Kryeministri turk, Ahmet Davutollu.
Ndërsa Donald Tusk u tregua i rezervuar në konsideratën si një ditë historike.
“Sa për histori, unë nuk kam asnjë ide nëse ajo është ditë historike apo moment historik. Me siguri ky është një hap i madh kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis BE dhe Turqisë, si dhe kur është fjala për qëllimin tonë kryesor, i cili është ndalimi i emigracionit të parregullt në Europë”, tha Tusk.
E ndërsa Angela Merkel cilësoi dakortesimin mes liderëve si arritjen më të madhe.
“Unë nuk e di nëse ajo që është rënë dakort do të shoqërohet me pengesa të mëtejshme. Sigurisht që ka sfida të mëdha ligjore të cilat ne tani duhet t’i tejkalojmë. Por, unë mendoj se kemi arritur një marrëveshje që ka një vrull të pakthyeshem dhe kjo ka më shumë rëndësi për mua, fakti se kemi arritur të biem dakord”, u shpreh Merkel.
Sipas saj, Turqia do të marrë të gjithë emigrantët ilegalë që mbërrijnë në ishujt grekë, dhe do të dërgojë në vendet e Europës refugjatët që aktualisht janë të regjistruar në vend dhe të pajisur me dokumentacion të rregullt, procedurë kjo e cila do të zhvillohet në rrugë ligjore.
I cilësuar ndryshe si shkëmbimi “një për një” i refugjatëve, ai pritet që të reduktojë fluksin e emigracionit të paligjshëm në Europë dhe ndihma për Ankaranë do të jetë 6 miliardë euro.
Pritene tataristane kurr ta pushtojne BE.
Me mire e me dobij ishte qe BE. tjauhap rrugen-kufijte refugjateve Sirian se sa tjau jeke vizat tataristanit.
Me kete marvesheje,Se shpejti do prishet koalicioni i BE.
Shpedtimi i BE.Eshte qe me zdo egzistoj shengeni.
Shpedtimi i BE.Eshte qe me zdo egzistoj shengeni.
Nje djalosh i thote te ames.
Ojnane.Bashkimi e vllazenimi jane bere hale.
U prish bashkim-vllazerimi-Ja dhe shengini zdo zgjate larg ky bashkim vllazerim.
Ja ne te ardhmen tataret doe pushtojne BE.
BE.si mbetet tjeter rrug shpetimit-E vetemja rruge shpetimi do jete qe me shengeni zdo egzistoj.