☁️
Tiranë 15°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,007 ▼ -0.17% ETH $2,054 ▼ -0.61% XRP $1.3158 ▼ -0.24% SOL $80.2700 ▲ +0.35%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

PBDNJ: Edhe minoritetet kanë të drejtat e tyre kishtare

PBDNJ e Vangjel Dules ka reaguar pas debateve të krijuara javën e fundit, si pasojë e një shkrim të Ben Blushit, që kritikonte kryepeshkopin Janullatos, pse flet greqisht në kishë.

Sipas PBDNJ, Blushi dhe ata që e mbështesin atë, e shohin situatën njëngjyrëshe. “Në lidhje me disa ndërhyrje personash publik, por edhe të politikës në çështje të kishës Ordhodhokse dhe të jetës se saj si edhe disa artikujve nervozë që vijuan në disa media por edhe në rrjetet sociale, shprehim edhe njëherë qëndrimin tonë konstant se këto çështje janë të një natyre shumë serioze, të ndjeshme dhe delikate dhe të gjithë e kemi për detyrë ti trajtojmë si të tilla.

Në mënyrë të veçantë për sa i përket gjuhës adhuruese në jetën liturgjike të kishës Orthodhokse, të drejtat dhe detyrimet janë përcaktuar qartë në statutin e KOASH i cili është i njohur edhe nga shteti”, shprehet PBDNJ, duke shtuar se në këtë statut sikurse edhe në kushtetutë dhe legjislacionin e vendit, minoriteteve që përfshihen në grigjën Orthodhokse, në veçanti besimtarëve nga radhët e minoritetit etnik grek, u njihet e drejta e përdorimit publik të gjuhës së tyre amtare, përfshirë edhe jetën kishtare, e drejtë kjo e sanksionuar që nga krijimi i shtetit modern shqiptar.

“Theksojmë sërish se të drejtat që u takojnë bashkëqytetarëve tanë, pjesëtarë të minoriteteve që burojnë nga fryma dhe gërma e dokumentave përkatëse dhe praktikave ndërkombëtare, në veçanti europiane, nuk mund ti nënshtrohen mentaliteteve të kufizimit gjeografik.

Logjikat që pretendojnë një situatë njëngjyrëshe në gjirin e kishës Orthodhokse në vend përbejnë një injorim naiv të realitetit për sa i përket përbërjen e grigjës të kësaj kishe dhe aventurizëm për nga pasojat e tyre. Trajtimi i çështjeve të kësaj natyre nga ana e Kryepiskopit Anastas, kanë garantuar një klimë të paprecedentë uniteti në gjirin e kishës, duke ruajtur konfigurimin e saj kompleks dhe respektuar njëherësh përkatësinë nacionale dhe veçoritë gjuhësore të besimtarëve të saj. E kundërta do të kishte për pasojë përçarjen dhe instalimin e rrymave kishtare të cilat do të prishnin përfundimisht koherencën e saj”, nënvizohet më tej në deklaratë.

PBDNJ bën thirrje për më shumë seriozitet dhe vetëpërmbajte në trajtimin e çështjeve të kësaj natyre, informim real dhe kompetent të opinionit. “Shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë simbiozës harmonike ndër-fetare është respektimi i pavarësisë së komuniteteve fetare, siç ajo sanksionohet në kushtetutë”, thuhet në deklaratën e PBDNJ.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.