PD: Daja i ministrit Veliaj me pallat pa leje në Urën Vajgurore
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/09/Ervin_Salianji-571x350.png)
Partia Demokratike, nëpërmjet koordinatorit, Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat dhënë të shtunën denoncon ndërtimin pa leje, ku sipas tij, është përfshirë kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore, që është daja i ministrit Veliaj.
Koordinatori për denoncimet në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, ishte pranë vendit ku po ndërtohet pallati.“Jemi sot këtu për të denoncuar këtë ndërtim klientelist, korruptiv, që i vendos minat nga themeli shtetit të së drejtës. Kam këtu vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës, e cila shfuqizon aktin administrativ të njësisë vendore Ura Vajgurore dhe i jep të drejtë Inpektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe një personi të tretë, i cili ka kërkuar që ky ndërtim të mos bëhet”, u shpreh Salianji.
Salianji theksoi se “ndërtimi në fjalë ishte kontestuar më parë nga INUK. INUK e fitoi gjyqin me Bashkinë e Urës Vajgurore dhe leja e ndërtimit u shpall e pavlefshme. Vendimi i marrë nga Gjykata e Apelit të Vlorës është i formës së prerë”.