🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.58 ▼2.06%
ARI 4,654 ▲1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,074 ▼ -1.55% ETH $2,144 ▼ -2.59% XRP $1.4525 ▼ -0.67% SOL $89.3600 ▼ -0.81%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.58 ▼2.06 % ARI 4,654 ▲1.06 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.58 ▼2.06 % ARI 4,654 ▲1.06 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
20 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Dekriminalizimi rrëzon patericën ku mbahet Edi Rama

Partia Demokratike deklaron se mbetet e pa lëkundur në nismën për dekriminalizimin e Parlamentit. Në një deklaratë për mediat deputeti I PD-së Fatbardh Kadilli u shpreh se dekriminalizimi është interesi më i lartë publik, dhe do të bëhet me çdo kusht. Më tej ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se është kundër këtij procesi.

Fatbardh-Kadilli_Sekretar-i-Burimeve-Njerezore-ne-PD“Edi Rama u shfaq sot sërish kundër dekriminalizimit, duke i shtuar avokatisë së tij për inkriminimin edhe shpifje të ulëta. Partia Demokratike nuk pret që Edi Rama, i cili u hapi banditëve, tutorëve e vrasësve dyert e pushtetit, te administratës dhe të Parlamentit, të jetë në favor të dekriminalizimit.

Ne nuk presim që Edi Rama të jetë në favor të interesit jetik të vendit që është çlirimi i politikës dhe zyrave nga të inkriminuarit. Dekriminalizimi sjell në fakt fundin e skemës politike të Edi Ramës, rrëzon patericën ku ai mbahet”- u shpreh Kadilli.

Më tej ai theksoi se nuk ka si të jetë pro dekriminalizimit një kryeministër që fsheh letrat e Interpolit për deputetin e tij që kërkohet për vrasje, dhe që ndikon drejtësinë për të dhënë pafajësi për vrasje, të gjitha këto për të mbyllur paktet e hesapet e tij dhe të ortakut Meta. Por dekriminalizimi është interesi më i lartë publik, dhe do të bëhet me çdo kusht.

“Qytetarët shqiptarë, partnerët ndërkombëtarë dhe Partia Demokratike e kanë të palëkundur vullnetin për të shpëtuar vendin nga sundimi i krimit”- përfundoi deputeti I PD-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.