Politika
PD do të marrë pjesë në tryezën e reformës në drejtësi
Partia Demokratike ka deklaruar se do të marrë pjesë në tryezën e përbashkët për reformën në drejtësi.
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, deklaroi sot se “opozita kërkon që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirje dhe me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve, duke siguruar një drejtësi të pavarur dhe pa ndikime politike”.
Vendimi i opozitës për të marrë pjesë në tryezën për reformën në drejtësi vjen në një kohë që PD-ja ka bojkotuar Parlamentin, por që mori pjesë në takimin e përbashkët të Komisionerit të BE-së për Zgjerimin Stefan Fule me përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës.