☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.90 ▲0.37%
ARI 4,149 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,856 ▼ -1.2% ETH $2,399 ▼ -1.33% XRP $1.3045 ▼ -0.76% SOL $104.8500 ▼ -0.91%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.90 ▲0.37 % ARI 4,149 ▼0.28 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.90 ▲0.37 % ARI 4,149 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Bashkoi votat me PS për rezolutën e BE-së, Lubonja: Berisha paradoksal! Akuzon Gonzaton si ambasador i Ramës, por…

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend.

I ftuar në studion e News24, Lubonja është ndalur në atë që ndodhi në seancën e fundit plenare në Kuvend, ku opozita bashkoi votat me mazhorancën dhe votoi rezolutën që lidhej me integrimin në BE të Shqipërisë.

Lubonja u shpreh se qendrimi i opozitës është paradoksal dhe bie në kundërshtim me atë që opozita po përpiqet të bëjë jashtë vendit, me informimin e Brukselit mbi atë që opozita e quan si narko-regjim.

“Rezolutë paradoksale, nga një anë opozita thotë këtu jemi në narkoshtet dhe Rama kontrollon gjithçka e nuk ka zgjedhje të lira, nga ana tjetër edhe pse bëjnë aksion komunikativ politik në Europë se si është gjendja, bën një rezolutë të përbashkët. Unë e shoh në kompleks inferioriteti të opozitës, që e ka pasur gjithmonë ndaj botës.
Opozita duhet të bëjë një akt që të paralajmërojë Europën por edhe ta denoncojë. Berisha i tha Gonzatos ambasador i Ramës. Këtu është paradoksi. Nga një anë e denoncon si ambasador i Ramës, nga ana tjetër firmos për një rezolutë që inkurajon politikat nga të cilat fiton Rama dhe humbet opozita.
Po të isha në opozitë do të thoja ëndrra jonë europiane mbetet, kërkojmë masa ndaj narko-regjimit”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.