☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,970 ▼ -0.08% ETH $1,921 ▼ -0.1% XRP $1.0374 ▲ +0.03% SOL $76.5300 ▲ +2.09%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Politika

“Si do jetojnë shqiptarët?”, Berisha sulmon sërish Ramën dhe paralajmëron vijimin e qëndresës

18 maj 2026 – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë protestën e radhës para godinës së Këshillit të Ministrave, ku mbajti sërish një fjalim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Berisha deklaroi se “opozita shqiptare është e pamposhtur”, duke theksuar se ajo po qëndron për “të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve”, pavarësisht presioneve politike dhe sulmeve ndaj saj.

“Ndaj dhe ju vini sot këtu, ndaj dhe opozita në Shqipëri është opozita më e pamposhtur. Qëndron për të vërtetat e mëdha të kombit, të vërtetat e mëdha të shoqërisë. Qëndron për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Qëndron jo vetëm ndaj akteve të terrorit psikologjik dhe politik, arrestimeve të liderëve politikë të opozitës nga bastardi i xhelatëve, i atij që firmosi varjen në litar të Havzi Nelës dhe që e dekoroi para tre ditësh“, iu drejtua protestuesve.

Lideri demokrat e cilësoi Shqipërinë si “narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë”, ndërsa akuzoi qeverinë se mbështetet te kartelet e drogës, korrupsioni dhe vjedhja e pasurisë publike. Sipas Berishës, regjimi i Ramës ka sjellë varfërim të shqiptarëve dhe rritje të kostos së jetesës.

Ritheksoi se opozita gëzon mbështetje ndërkombëtare dhe se demokratët do të vazhdojnë qëndresën kundër qeverisë.

“Si do jetojnë shqiptarët? E ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, në një kohë kur me baxhanakun dhe vetë kanë vjedhur qindra e qindra milionë, personalisht ai miliarda. Por ne qëndrojmë. Ne jemi këtu të betuar, të pamposhtur në qëndresën tonë”, përfundoi kryedemokrati.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.