☁️
Tiranë 13°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,557 ▼0.75%
DOW 45,816 ▼0.45%
NASDAQ 21,850 ▼1.09%
NAFTA 97.27 ▲1.8%
ARI 4,588 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,966 ▲ +0.66% ETH $2,138 ▲ +1.14% XRP $1.4406 ▲ +0.47% SOL $88.9700 ▲ +1.68%
S&P 500 6,557 ▼0.75 % DOW 45,816 ▼0.45 % NASDAQ 21,850 ▼1.09 % NAFTA 97.27 ▲1.8 % ARI 4,588 ▼0.39 % S&P 500 6,557 ▼0.75 % DOW 45,816 ▼0.45 % NASDAQ 21,850 ▼1.09 % NAFTA 97.27 ▲1.8 % ARI 4,588 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Kushtetuesja të zbardhë vendimin për mandatin e Kokëdhimës

Partia Demokratike iu rikthye akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e lidh me vonesën e zbardhjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të deputetit socialist, Koço Kokëdhima.

Edi Rama vazhdon të mbrojë deputetët e tij nga drejtësia, duke ndërhyrë me çdo mjet për të vonuar zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Koço Kokëdhimës. Kryeministri i Jugut, siç e ka dekretuar vetë Rama, është kapur me 150 shkelje të ligjit themelor te vendit, duke përfituar fonde publike per biznesin e tij. Por drejtësia vonon për të, pasi Koço është ushtar i Ramës dhe i premtoi se do të dërgonte në kongres 3 herë më shumë delegatë të bindur”, deklaroi deputeti demokrat, Eduard Halimi.

Partia Demokratike i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të zbardhë sa më parë vendimin dhe ta bëjë efektiv atë.

“Kërkesa e Partisë Demokratike për mbarimin e mandatit të Kokëdhimës është bërë në verën e vitit të kaluar. Gjykata e ka marrë në shqyrtim në nëntor të 2015, por ende nuk ka zbardhur vendimin”, tha Halimi.

Sipas opozitës, Kokëdhima ka përfituar para publike në kundërshtim me ligjin në të paktën 150 raste dhe zbardhja e vendimit të Kushtetueses ka rëndësi të madhe publike.

“Prej mbrojtjes që Rama i bën Kokëdhimës po përfitojnë dhe deputetet e tjerë te Rames, Leskaj e Suli, edhe ata të kapur në flagrancë, pasi familjarët e tyre kanë përfituar miliona nga fondet publike. Fshehja e deputetëve ndaj drejtësisë, ndërhyrjet e presionet ndaj gjyqtareve e prokurorëve, janë modeli që ka Edi Rama për drejtësinë”, shtoi Halimi.

Opozita këmbëngul se janë pikërisht këto arsyet që Rama kërkon të kapë drejtësinë përmes draft-reformës dhe është kundër Byrosë së Hetimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.