🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,593 ▼ -0.08% ETH $2,155 ▲ +0.25% XRP $1.4402 ▼ -0.57% SOL $89.9700 ▲ +0.63%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

PE voton draft rezolutën e Fleckenstein për Shqipërinë, theksi tek reforma në drejtësi

Parlamenti Evropian ka votuar sot draft rezolutën e diskutuar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein për Shqipërinë.

Rezoluta për vendin tonë, e cila diskutua një ditë më parë në PE, u votua nga 546 eurodeputetë.

Pas këtij votimi, eurodeputetja Tanja Fajon ka përgëzuar Fleckenstein për raportin.

“Përgëzime për raportin e balancuar mirë. Korniza legjislative, të kthehet në veprime konkrete”, shprehet Fajon.

Në rezolutë vihet theksi tek reforma në drejtësi në Shqipëri.

Më herët, edhe eurokomisioneri Eduard Kukan ka komentuar raportin e diskutuar Fleckenstein për Shqipërinë.

Jam i gëzuar të shikoj progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian dhe shpresoj që kjo të vazhdojë për të mundësuar dhënien e një datë për hapjen e negociatave së shpejti. Konsensusi politik që çoi në miratimin e reformës në drejtësi ishte një hap i rëndësishëm në këtë proces. Besoj se zbatimi i saj do të forcojë besimin e qytetarëve te drejtësia dhe shteti ligjor. Ne e mbështesim këtë proces dhe misionin vëzhgues për zbatimin e saj”, shkruan Kukan, i cili ndër të tjera nënvizon se dialogu i vazhdueshëm politik është jetik për të ardhmen e vendit.

Sipas tij, politikanët shqiptarët duhet të adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.