🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,852 ▲ +0.19% ETH $2,247 ▲ +0.34% XRP $1.3481 ▼ -0.32% SOL $84.6400 ▲ +0.06%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Pedagogët ende pa paga. Rektori Koni: Faji i Ministrisë dhe administratorëve

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, shpjegon për Top Channel se i kujt është faji që pedagogët ende nuk janë paguar. Koni shpjegon se paratë janë dhe se administratorët nuk e bënë punën e tyre. Ndërkohë që sipas rektorit përgjegjësi mban edhe Ministria e Arsimit për mospërgatitjen e akteve nënligjore.
Top Channel: Ku qëndron teknikisht problemi? Çfarë ka çaluar në vendimmarrje që ka shkaktuar këtë ngërç financiar duke mos paguar rreth 15 mijë punonjës të universiteteve publike por edhe të administratës?

Mynyr Koni: Pritja e daljes së një akti nënligjor ka shkaktuar bllokimin e fondeve të transfertës në thesar. Të ardhurat e trashëguara nga 2017 janë të mjaftueshme për të realizuar pagesat në Universitetin e Tiranës. Ky veprim nuk është bërë as nga bordi as nga administratori.

Top Channel: Z. Koni a lidhet kjo problematike me ligjin e ri të Arsimit të Lartë?

Mynyr Koni: Sigurisht, por çështja e pagave ka të bëjë me një akt nënligjor që ka të bëjë me modelin e financimit dhe zbatimit të këtij modeli që pritet nga 2 ministritë sipas ligjit të arsimit të lartë”

Top Channel: A ka një politikë për tu përballur me mbivendosjen e kompetencave mes bordit të administrimit dhe rektoratit të ut?

Mynyr Koni: Është e vërtetë që në ut ka problematika të funksionimit të kompetencave të bordit, administratorit, senatit , rektorit. problematikat e pagave për punonjësit në rektoratin e ut janë shfaqur që në muajin mars dhe në mënyrë të vijueshme. Aktualisht janë 7-8 punonjës që kanë 8 muaj pa rroga, për shkak se administratori nuk i quan punonjës, një e drejtë që ligji nuk ja jep.

Koni thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht as nga ministria e arsimit, as nga bordi i administrimit dhe as nga administratori për bllokimin e pagave.

Në këtë situatë ka kontaktuar Ministrinë e Arsimit, e cila ka premtuar se pagat do të lëshohen të hënën ose maksimalisht të mërkurën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.