Pedagogët mbyllin protestën: Rikthehemi sërish më 17 tetor, pa rritje pagash nuk nis viti akademik
“Ne pritëm 20 ditë, do presim edhe 13 ditë dhe nëse nuk plotësohen kërkesat nuk fillon viti akademik”- tha Aleksandër Petre, pedagog tek Universiteti I Shkencave të Natyrës.
Kërkesat e pedagogëve:
1. Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ.
SPUSH evidenton qërritja e inflacionit, çmimeve tëushqimeve dhe produkteve tëtjera bazëtë
jetesës, nuk i përgjigjet pagesave tëpedagogëve, tëcilat janëmëtëultat nërajon.
Propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve,
me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023.
2. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023.
Aktualisht është, në përqindje GDP-je, mbi 10 herë më i ulët se disa vende të Rajonit.
3. Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe
stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe
preparate të tjerë”.
4. Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë
të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe
nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet.
5. Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE)
dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në mënyrë që kjo që t’i afrohet vlerës së
pagesës nga universitetet private.
6. Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si
rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit, e cila më parë kishte koeficentin 2
për leksionin në master dhe 1.5 për atë në bachelor, ndërsa tani e ka koeficentin 1, duke u
bërë njëlloj me orët e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.)
7. Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare si më poshtë:
Pagesa e orëve suplementare të realizuara gjatë një viti akademik jepet njëherësh në fund
të vitit dhe duke e bashkuar me pagën mujore, kur lëvrohet kjo shumë, kalon kufirin
përkatës të tatimit 23%. Pagesa e orëve suplementare është shumatore e pagesave mujore
që duhet të merreshin të shpërndara gjatë vitit akademik dhe për rrjedhojë tatimi duhet të
llogaritej proporcionalisht për çdo muaj të vitit, pra maksimumi me 13%. Me këtë procedurë
që është zbatuar gjatë këtyre viteve janë cënuar padrejtësisht interesat financiare të stafit
akademik. Kërkojmë të rishikohet mënyra e përllogaritjes së tatimit mbi këto të ardhura.
8. Amendimin e pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018, i cili bën
fjalë për kriteret për marrjen e titullit “Profesor” si në vijim: “… 3.c) të ketë udhëhequr, të
paktën, 2 (dy) doktorata, të përfunduara. Në rast se kandidati ka ushtruar veprimtarinë e tij
akademike shkencore pranë një njësie kryesore me më pak se 40 (dyzet) veta personel
akademik me kohë të plotë, në momentin e aplikimit të ketë udhëhequr, të paktën, 1 (një)
doktoratë të përfunduar”.
Ndarja, disa me 2 (dy), disa me 1 (një) doktoraturë të mbaruar, bie ndesh me parimin
kushtetues të barazisë juridike, pasi bëhet fjalë për të njejtin titull akademik.
Propozojmë që zbatimi i kësaj pike të pezullohet deri më 2026, meqë doktoraturat e reja u
rihapen më 2022, ndërsa për periudhën 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bërë të
pamundur realizimin e këtij kushti.
9. Për të bërë transparencëmbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe
përdorimin e tyre, kërkojmënga MAS-i qëtëushtrojëkompetencat e saj ligjore, duke bërë
menjëherë publike online, në platformën U-Transparenca dhe në website-t e çdo
universiteti publik, të dhënat e hollësishme financiare, 3-mujore dhe vjetore, mbi
përdorimin e këtyre fondeve nga IAL-të, për tre vitet e fundit, për të gjithë zërat e
shpenzimeve (atyre korente, investimeve, pagave dhe shpërblimeve si për stafet
akademike, ashtu dhe për autoritetet apo organet/bordet drejtuese, administratën
mbështetëse të IAL-ve, fonde për bursa për studentë, si dhe shpenzime për kërkim shkencor
dhe botime).