☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.00 ▼0.63%
ARI 4,657 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,358 ▼ -1.2% ETH $2,490 ▼ -2.3% XRP $1.4122 ▼ -2.2% SOL $106.2300 ▲ +1.16%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.00 ▼0.63 % ARI 4,657 ▼0.15 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.00 ▼0.63 % ARI 4,657 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Bota

Pekini mbështet “dinamikën”e negociatave të paqes në Lindjen e Mesme

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi deklaroi sot se Pekini mbështet ruajtjen e dinamikës së negociatave të paqes në Lindjen e Mesme, gjatë një bisede me homologun e tij iranian, i cili theksoi se Teherani “mbështetet” tek Kina.

“Negociatat janë në interesin themelor të popullit iranian”, tha Wang Yi, sipas një komunikate zyrtare.

Ai nënvizoi se Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv për paqen në rajon, pas dështimit të raundit të parë të bisedimeve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Islamabad.

Wang Yi theksoi se siguria sovrane e Iranit, si dhe të drejtat dhe interesat e tij legjitime, duhet të respektohen dhe mbrohen, duke iu referuar rolit të vendit si shtet bregdetar në Ngushticën e Hormuzit, një korridor kyç për tregtinë globale të energjisë.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se liria e lundrimit dhe siguria duhet të garantohen.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi tha se Teherani “mbështetet” tek Kina për të luajtur një rol pozitiv në promovimin e paqes dhe ndalimin e konfliktit.

Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e Iranit për të vijuar kërkimin e një zgjidhjeje racionale dhe realiste përmes negociatave paqësore.

Ndërkohë, Irani pritet të presë sot një delegacion nga Pakistani, të udhëhequr nga shefi i fuqishëm i ushtrisë, Asim Munir.

Sipas televizionit shtetëror, Teherani ka konfirmuar se po vijon kontaktet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ndërmjetësimit të Pakistanit. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.