🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 114.71 ▲2.05%
ARI 4,681 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,526 ▼ -0.52% ETH $2,100 ▼ -1.17% XRP $1.3128 ▼ -1.87% SOL $79.6200 ▼ -2.3%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.71 ▲2.05 % ARI 4,681 ▼0.09 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.71 ▲2.05 % ARI 4,681 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Opinion

Pelegrinazhi dhe ballkoni i fundit anti-amerikan në Shqipëri!

Nga Azgan Haklaj

Sepse krijues e bashkëkrijues i këtij regjimi është vetë Marshall Sali Berisha me fakte rrenqethese të cilat sot janë subjekt i SPAK-ut.

Nuk është  e besueshme por qesharake kauza-alibi e Berishës për  votën e lirë ndërsa me fakte eshte dokumentuar masakra e votës së lirë prej tij në maj të vitit 1996-të.

Por halli i Berishës është thjesht Berisha dhe familja e tij e ngushtë e deshmuar tashmë si abuzuese e përfituese e parave publike me fuqinë e arrogancën e pushtetit që ka ushtruar si në pozitë ashtu dhe në  opozitë.

E ndërsa “kalifi” i foltores e ka zhvendosur pëllitjen e rrejshme në ballkonin e katit te 12-të pothuajse e gjithë Tirana e din se ai ka blerë pothuajse të gjithë bizneset e asaj lagjeje që është nominuar si blloku nr.2 në Tiranë.

E pra ai është jo vetëm i ndërgjegjshëm për fundin e tij politik pa lavdi por po e përdor instrumentin e fundit për të shtuar xhiron e bizneseve të familjes në rrugicën “Mustafa Matohiti”.

Ky ballkon, kjo rrugicë e ky bllok jo vetëm nuk ngjallin asnjë farë shprese por janë përçudnimi më i turpshëm i principeve humane e demokratike.

As ballkoni dhe as çatia nuk e shpetojnë dot Berishën nga ndëshkimi.

Do të jetë një ndëshkim i shpejtë dhe të njëjtin fat do të kenë edhe aleatët e tij destruktorë të ëndrrave studentore të vitit ’90-të.

Ai ballkon ku i “izoluar” ciceron Sali Berisha është foltorja e fundit anti amerikane politike në Shqipëri!

Demokratët dhe i gjithë opozitarizmi i vërtetë idealist e qëndrestar e kanë jo vetëm shtepinë e vet por edhe  sigurinë e realizimit të aspiratave të tyre tek Partia Demokratike euroatlantike dhe lideri i saj Lulzim Basha partner’ të besueshëm të trinisë së lirisë e demokracisë botërore SHBA-BE -Mbretërisë së Bashkuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.