Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,341 ▼ -3.32% ETH $1,994 ▼ -3.24% XRP $1.3363 ▼ -1.95% SOL $82.7300 ▼ -3.93%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Peleshi inspekton punimet në rrugën Bajram Curri – Valbonë: Rrugë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi,  zhvilloi një vizitë në zonën turistike të Valbonës, ku inspektoi punimet në rrugën Bajram Curri- Valbonë, e cila zgjidh një nga pengesat më të mëdha që kanë penguar zhvillimin e turizmit, ne kete zone.

Gjatë inspektimit të punimeve, pasi u njoh me ndikimin që do të ketë rruga e re Bajram Curri- Valbonë në zhvillimin e turizmit, Zëvendëskryeministri u shpreh i bindur se kjo zonë do të transformohet si pasojë e mundësive të reja për zhvillimi që krijon Reforma Territoriale, por edhe për shkak të filozofisë së re të zhvillimit të qeverisë shqiptare e cila u kushton një rëndësi të posaçme zhvillimit të rajoneve.

“Është një rrugë shumë e rëndësishme që i jep një frymëmarrje të madhe një zone turistike që është zhvilluar me forcat e veta, dhe këtë duhet ta themi,” u shpreh Zëvendëskryeministri.

Zevendeskryeministri Niko Peleshi ne Tropoje

Zevendeskryeministri Niko Peleshi ne Tropoje

“Ne jemi të bindur që ndryshimet e fundit, pra Reforma Territoriale Administrative nga njëra anë, por edhe filozofia e qeverisë së re shqiptare për të mbështetur lokalitetet tona dhe bashkitë tona të reja do ta transformojë zonën. Plani ynë për zonën e Tropojës është një plan integral. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me përfundimin e një cope rrugë apo të një ujësjellësi. Ne duam që të përfundojmë një plan zhvillimor që i ka të gjithë komponentët brenda që nga infrastruktura, ujësjellësat, kanalizimet, shërbimet, zhvillimin e turizmit”, tha Peleshi

Zv. Kryeministri bëri një ndalesë edhe në Qendrën e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë, ku bisedoi me banorë dhe drejtues lokalë për perspektivën e zhvillimit të zonës.

Zëvendëskryeministri u njoh nga afër me punën që është bërë për ta kthyer këtë rajon në një pikë turistike. Ai nënvizoi potencialin e madh turistik të Valbonës dhe suksesin e saj në tërheqjen e turistëve të huaj, ndërkohë që për shqiptarët ajo vazhdon të mbetet në një masë të madhe e panjohur.

“Këtu potenciali i turizmit është shumë i madh. Pa programe mbështetje dhe kjo zonë ka arritur sukses sepse ka rritur shumë numrin e turistëve. Dhe është për t’u thënë me turp që bukurinë e kësaj zone e kanë zbuluar më parë të huajt sesa shqiptarët nga pjesët e tjera të Shqipërisë, sepse ka më shumë të huaj vizitorë sesa shqiptarë”, tha Peleshi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.