Bota

Pence premton hakmarrje: Reagimi ynë, tronditës për Korenë e Veriut

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence ka deklaruar se çdo sulm i Penianit do të marrë një përgjigje ushtarake trallisëse nga Shtetet e Bashkuara.

“Historia e ka treguar se ushtari nuk e mban më kot armën e tij. Ata që sfidojnë vendosmërinë apo gatishmërinë tonë duhet ta dinë se do të mposhtim absolutisht çdo sulm dhe reagimi amerikan ndaj përdorimit të çdo arme konvencionale apo atomike do të jetë tronditës”, tha Mike Pence.

Por ndërsa zëvendëspresidenti amerikan ashpërsonte retorikat me Korenë e Veriut, mediet botërore nxjerrin në plan të parë raportet se aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson” dhe luftanijet e tjera të dërguara sipas Shtëpisë së Bardhë drejt Koresë së Veriut nuk lundruan drejt shtetit komunist, por kanë lëvizur në drejtim krejtësisht.

Marina amerikane deklaroi më 8 prill se grupi luftarak ishte nisur drejt gadishullit korean në mesin e përshkallëzimit të tensioneve me Penianin për shkak të ambicieve bërthamore të vendit të izoluar komunist.

“Po niset një flotilje luftanijesh, – tha Trump javën e kaluar. – Është shumë e fuqishme, ka edhe nëndetëse që janë edhe më të forta se aeroplanmbatësja”, u shpreh ai në intervistën e dhënë për “Fox Business Network”.

Por në fundjavë, grupi ishte goxha larg gadishullit dhe po spostohej përmes ngushticës së Sundas në oqeanin Indian, ku sipas CNN-it do të merrte pjesë në një stërvitje madhore ushtarake. Komanda ushtarake amerikane e Paqësorit sqaroi të martën se kishte anuluar një vizitë të njësisë në qytetin port të Perthit, pasi kishte kryer manovrat e parashikuara në bregun veriperëndimor të Australisë në vazhdën e largimit nga Singapori më 8 prill.

Grupi tani është duke u spostuar në perëndim të Paqësorit, ashtu siç ishin edhe urdhrat e dhënë për të, thuhet në deklaratë. Nuk është ende e qartë nëse mosmbërritja në afërsi të Koresë duhet konsideruar një hile e qëllimshme, synimi i së cilës mund të ketë qenë vetëm frikësimi i udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un, një ndryshim plani apo një problem komunikimi, siç pretendon CNN.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button