Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme në Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup do të realizoj një takim me presidentin e Bullgarisë Rumen Radev , pas çka dy presidentët me aeroplan të qeverisë bullgare do të udhëtojnë për në Itali dhe Vatikan. Pas arritjes në Romë, është paraparë që presidenti Pendarovski të realizoj një takim edhe me presidentin italian, Serxho Matarella. Dy delegacionet më 27 maj, presidentët Pendarovski dhe Radev do të vendosin lule në bazilikën Santa Maria Maxhore, ku në shekullin IX Papa Adriani i Dytë e bekoi alfabetin dhe librat e shkruar nga Cirili e Metodi. Presidenti bullgar ka thënë se kontesti me Shkupin ka zgjuar interes të madh mes vendeve të BE-së, por pa përmendur fjalën presion. “Ne do t’i drejtohemi anëtarëve të tjerë të BE për solidaritet. Gjëja më e rëndësishme është të mos lejojmë që probleme të reja të futen në Union”, tha presidenti bullgar Rumen Radev, i cili më 26 dhe 27 maj së bashku me presidentin maqedonas do të udhëtojnë në Romë të Italisë për të marr pjesë në një manifestim për nder të kësaj dite. Ndërkohë, kryeministri Zaev pret nga presidentët Radev e Pendarovski që në takimin e së mërkurës në Romë të ndërmarrin hap për tejkalimin e dallimeve dypalëshe. Zaev është optimist se vullneti dypalësh dhe propozimi i Portugalisë do t’i çojë vendet drejt zgjidhjes por pa dhënë detaje rreth këtij propozimi.