Ekonomia

Pensionistët do të marrin shpërblim në fund të vitit

Qeveria planifikon të shpërblejë pensionistët dhe disa kategori të tjera që nuk janë administratë publike në fund të vitit.

Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe deklaroi të martën gjatë një komunikimi me mediat, pas miratimit nen për nen dhe në tërësi të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2016, se shumë shpejt qeveria do të dalë me një vendim, i cili përcakton masën dhe kriteret për dhënien e shpërblimit për pensionistët dhe disa kategori të tjera që nuk janë pjesë e administratës.

Qeveria, sipas tij, ka autorizuar tre ministritë e linjës për krijimin e fondit special për shpërblimet, konkretisht ministrinë e Financave, Ekonomisë dhe Ministrinë e Mirëqënies Sociale

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button