🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 90.13 ▼0.1%
ARI 4,372 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,577 ▼ -1.37% ETH $2,423 ▼ -2.03% XRP $1.3486 ▼ -2.33% SOL $100.0200 ▼ -3.08%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.13 ▼0.1 % ARI 4,372 ▼0.55 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.13 ▼0.1 % ARI 4,372 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Bota

Pentagoni pajis ushtrinë amerikane me ChatGPT special, platforma përdoret nga 3 mln punonjës

Pentagoni pajis ushtrinë amerikane me ChatGPT, platforma përdoret nga 3 milionë punonjës

Pentagoni ka integruar ChatGPT në platformën e tij kryesore të inteligjencës artificiale, duke u dhënë ushtarakëve dhe punonjësve civilë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes mundësinë ta përdorin atë për punë të paklasifikuara.

Versioni i posaçëm, i quajtur “ChatGPT Mil”, bëhet pjesë e platformës GenAI.mil, ku deri tani ofrohej edhe modeli Gemini i Google. Integrimi vjen pas disa muajsh testimesh të sigurisë.

Sipas Defense One, ChatGPT Mil është projektuar për të përballuar punë të bazuara kryesisht në dokumente dhe do të mund të përdoret për planifikim, hartim politikash, logjistikë dhe administratë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se sistemi është ndërtuar në një shkallë që mund të mbështesë më shumë se 3 milionë pjesëtarë të personelit të Pentagonit.

“ChatGPT Mil sjell një përvojë të njohur komerciale në mjedisin e sigurt të Departamentit, të përshtatur për nevojat e personelit ushtarak”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Mbrojtjes, të cituar nga Defense One.

Sipas Pentagonit, përdorimi i inteligjencës artificiale synon të përshpejtojë kryerjen e detyrave rutinë dhe t’i japë personelit më shumë kohë për t’u përqendruar te projektet më të rëndësishme.

Një zyrtar amerikan shpjegoi se modelet e ndryshme të inteligjencës artificiale mund të përdoren sipas llojit të detyrës. Gemini, sipas tij, mund të jetë më i përshtatshëm për kërkime dhe mbledhje informacioni nga burime të ndryshme, ndërsa ChatGPT për punë që lidhen më shumë me përpunimin dhe hartimin e teksteve.

Puna për krijimin e një versioni të ChatGPT të përshtatshëm për përdorimin e informacionit të kontrolluar, por të paklasifikuar, kishte nisur që në shkurt 2026.

Si mund ta përdorë ushtria amerikane ChatGPT

Zyrtarë të OpenAI kanë përmendur disa përdorime të mundshme. Komanda Veriore e SHBA-së mund ta përdorë sistemin për të përmirësuar planifikimin, shpërndarjen e burimeve apo koordinimin e reagimit ndaj fatkeqësive me FEMA-n dhe institucione të tjera federale.

Në strukturat logjistike, ChatGPT Mil mund të përdoret për të përpunuar dokumentacionin, për të harmonizuar të dhënat mbi furnizimet dhe mirëmbajtjen, si dhe për hartimin e kërkesave të transportit.

Megjithatë, sipas zyrtarëve të Pentagonit dhe OpenAI, modelet e vendosura në GenAI.mil nuk synohen të përdoren në operacione luftarake.

Version i veçantë me masa të shtuara sigurie

ChatGPT Mil nuk funksionon në të njëjtin mjedis me versionin komercial të ChatGPT. Ai është vendosur në një mjedis të veçantë dhe të sigurt, për shkak se personeli mund të punojë me informacione të kontrolluara të paklasifikuara, të njohura si CUI.

Përpara miratimit, sistemi i është nënshtruar kontrolleve të sigurisë që përfshijnë Defense Information Systems Agency (DISA) dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA). Sipas një ish-zyrtari të mbrojtjes, procesi përfshin sigurimin e infrastrukturës kompjuterike, kontrollin e përdoruesve dhe kushteve të tyre të sigurisë, përcaktimin e të dhënave që mund të përdorë modeli dhe testimin e mënyrave të mundshme të sulmit ndaj sistemit.

Platforma GenAI.mil u lançua fillimisht me Gemini të Google, ndërsa Pentagoni ka punuar edhe për përfshirjen e modeleve të tjera të inteligjencës artificiale.

Joe Larson, drejtues i shitjeve qeveritare në OpenAI, deklaroi se integrimi i ChatGPT në GenAI.mil synon ta bëjë punën e paklasifikuar në Departamentin e Mbrojtjes më efikase, duke ruajtur njëkohësisht masa të qarta sigurie, gjykimin njerëzor dhe përgjegjshmërinë për vendimet me pasoja të rëndësishme. /Burimi: Defense One

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.