☁️
Tiranë 23°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,919 ▲0.48%
DOW 48,372 ▲0.32%
NASDAQ 23,390 ▲0.89%
NAFTA 95.22 ▼3.9%
ARI 4,816 ▲1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,420 ▲ +5.4% ETH $2,386 ▲ +8.02% XRP $1.3890 ▲ +3.87% SOL $86.9800 ▲ +4.34%
S&P 500 6,919 ▲0.48 % DOW 48,372 ▲0.32 % NASDAQ 23,390 ▲0.89 % NAFTA 95.22 ▼3.9 % ARI 4,816 ▲1.01 % S&P 500 6,919 ▲0.48 % DOW 48,372 ▲0.32 % NASDAQ 23,390 ▲0.89 % NAFTA 95.22 ▼3.9 % ARI 4,816 ▲1.01 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Për herë të parë, photoshop për Android nga Adobe

Adobe ka lancuar një aplikacion të ri të Photoshop-it për Android, të quajtur Photoshop Mix, me një mori aplikacionesh të Creative Cloud, përfshirë dhe Brush CC, Shape CC dhe Colour CC.

Aplikacionet shoqëruese, të gjitha të lidhura me sistemin Creative Cloud të Adobe, më herët ishin të vlefshme vetëm për iOS.

Adobe bëri të ditur se aplikacioni i tij i ri për Android do të sjellë “një lidhje nëpërmjet celularit mes miliona krijuesve në të gjithë botën”.

Colour CC u jep mundësi përdoruesve të analizojnë dhe të zgjedhin ngjyrën nga ndonjë pamje që keni kapur me kamerën e telefonit tuaj smart. Sapo ngjyra zgjidhet për herë të parë, ajo mund të vendoset në paletën e ngjyrave në Creative Cloud.

Në të njëjtën mënyrë, Shape CC ju jep mundësinë të vizatoni vektorë të bazuar në një foto të ruajtur në listën e fotove të kamerës në telefonin tuaj Android.

Scott Morris, drejtori i lartë i Marketingut për Creative Cloud në Adobe, tha për përdoruesit e Android se programi është i njëjtë si në sistemin iOS.

Photoshop Mix, i cili është i vlefshëm në Google Play Store, mund të përdoret edhe i pavarur për një editim bazë të fotos. Aplikacioni i jep mundësi përdoruesit të presë apo të kombinojë pamje, të marrë ngjyra dhe të shpërndajë rregullimet në mediat sociale.

Çdo editim në aplikacionin Android nuk është shkatërruese, pasi fotoja origjinale mbetet e paprekur nga filtrat. Përdoruesit mund të transferojnë punën e tyre në Photoshop CC për një kompjuter desktop.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.